Allegri drejt rinovimit

Në fund do të bëhet. Massimiliano Allegri do të rinovojë shpejt kontratën e tij me Juventusin edhe për dy sezone të tjera, (deri në 2018 me opsion për 2019, me një pagë prej 5 milionë Eurosh në vit, më e larta kjo për Serinë A), dhe po mendon që tani për skuadrën e sezonit tjetër. Bashkë me firmën në kontratë do të përcaktohet dhe e ardhmja e afërt e Juventusit, pasi trajneri dhe klubi janë dakord se skuadra duhet përforcuar, mbi të gjitha për të synuar më shumë në Europë.

Në ditët e para të javës së ardhshme, Marotta dhe Allegri do të takohen për të diskutuar mbi të gjitha për merkaton. Tekniku ka një kërkesë mbi gjithë për të tjerat, një trekuartist, atë lojtar cilësor që i shërben Zonjës së Vjetër për të bërë hapin cilësor në Champions. Për momentin mungon, pasi Hernanes nuk ka bindur në atë rol. Emri më i kuotuar është ai i Henrikh Mkhitarian, fantazistit armen 27-vjecar të Borusias së Dortmundit. Kontrata e tij skadon në 2017 dhe agjenti i tij është Mino Raiola, madje së fundmi ka shfaqur edhe pëlquimin e tij për Juventusin, Cmimi fillon nga 28 milionë Euro e sipër.

Dy emrat e tjerë janë dy lojtarë që po hasin vështirësi në La Liga dhe Premier Legue. Isco, 23 vjecari spanjoll që ka prishur raportin me Zidane dhe Realin e Madridit, kontrata i skadon në 2018, kushton mbi 30 milionë Euro, ndërsa klauzola e tij është plot 150 milionë, si dhe Oscar, braziliani 24-vjecar i Chelseat që është pranë divorcit me blutë për shkak të raportit të keq me Hiddink, edhe pse kontrata i skadon në 2019 dhe ashtu si dhe Isco nuk mund të blihet për më pak se 30 milionë Euro.