Ja cilët futbollist i kërkon Guardiola tek City

Tekniku spanjoll e ka elaboruar listën e futbollistëve të cilët dëshirojnë ti sjellë në Etihad Stadium. Megjithë spekulimet se cilët janë futbollistët që po kërkon Pep tek Manchester City, tabloidi britanik “The Guardian”, i ka rënë në cak objektivit të ish-teknikut të Barcelonës, transmeton Gazeta Sheshi.

Paul Pogba, John Stones, Toni Kroos dhe Aymeric Laporte janë katër futbollistët që Guardiola synon ti sjellë tek Manchester City. Nga lista e dëshirave nuk përjashtohen as mesfushorët Thiago Alcantara dhe Ilkay Gundogan, mirëpo ndalesa e bavarezëve për të marrë lojtar nga Bayern Mynih, i’a pamundëson një transferim të tillë.

Me anë të këtyre përforcimeve lënë të kuptojmë se Pep synon të forcojë repartin e mbrojtjes dhe rruga që dregon daljen nga Etihad tashmë i është treguar disa futbollistëve, në mesin e tyre edhe kapitenit Vicente Kompany.

/Gazeta Sheshi/