10 ushqimet që shtatzënat nuk duhet t’i hanë!

Kur jeni shtatëzëne duhet të mendoni për shumë gjëra, përfshirë edhe të ushqyerit e shëndetshëm. Ndoshta duhet të braktisni shprehitë e vjetra dhe duhet të mësoni se ushqimi që e hani është edhe ushqimi i foshnjes tuaj në bark. Ja dhjetë ushqimet me të cilat duhet të jeni e kujdesshme.

  1. Prodhime qumështore që nuk jane te pasterizuara
    Jo të gjitha prodhimet qumështore janë të mira për grate në periudhën e shtatëzënisë. Procesi i pasterizimit shkatërron bakteret që janë të dëmshme nëse konzumohen, andaj duhet të kontrolloni nëse qumështi juaj është i pasterizuar. Prodhimet qumështore të papasterizuara mund të bartin Listerinë, një mikrob që shkakton abortin.
  2. Mish të procesuar
    Për një vakt të shpejtë dhe të lehtë, sanduiçi është zgjedhje ideale për shumë njerëz. Mirëpo nëse jeni shtatëzënë duhet t’i hidhni një sy përbërësve të tij, për shkak të Listerisë duhet të shmangeni nga ushqimet si proshutë, pulë dhe sallamë. Që të mund të hani mishin e procesuar duhet ta përgatisni vetë dhe ta ngrohni në temperaturë prej 165 gradëve që të vritni patogjenin Listeria.
  3. Sallatat e përgatitura
    Sallatat zakonisht përgatiten nga pemë dhe perime të freskëta, duke i bërë ato një ndër ushqimet më të shëndetshme andaj edhe do të habiteni pse duhet patur kujdes me to. A kanë qenë në temperatrë nën 40 gradë? A ka ndenjur ushqimi më pak se 2 orë? A përmbajnë djath jo të pasterizuar? Nëse përgjigja është po te ndonjë nga këto pyetje, ushqimi mund të jetë ekspozuar ndaj Salmonelës, Listerisë apo E.Koli-t. është më sigurtë që të përgatisni sallatën tuaj në shtëpi pasi t`i keni pastruar mirë pemët dhe perimet.
  4. Lëng i papasterizuar
    Jo të gjithë lëngjet janë të sigurtë pasiqë mund të bartin Listrinë apo E.Kolin që mund të rrezikojnë embrionin në zhvillim. Smanguni nga lëngjet e pemëve të shtrydhura pasiqë nuk e dini sa gjatë janë shtrydhur, mirëpo është në rregull nëse këtë e bëni vetë në shtëpi dhe e konsumoni menjëherë.
  5. Mish i papjekur dhe peshk i gjallë
    Thuani lamtumirë stekut të papjekur dhe sushit gjatë shtatëzënisë. Juve ju duhet të pjekni mishin të paktën në 145 gradë që të shmangeni nga komplikimet.
  6. Vezë jo te ferguara mirë – Vezët janë në burim i shkëlqyeshëm i proteinës, vitainave dhe mineraleve, mirëpo nëse jeni shtatëzënë do duhet të siguroheni se i keni fërguar mirë. Çuditërisht, vezë të papjekura përmbajnë akulloret, majonezi, krema të sallatave, e të tjera mirëpo ju duhet të siguroheni se keni të bëni me produkte të pasterizuara pasiqë ekziston rreziku nga Salmonella.
  7. Kafe
    Edhe kafja është brengë pasiqë konsumimi i sasive të mëdha ndërlidhet me abortin. Konusmimi i 200mg në ditë konsiderohet si në rregull, kjo sasi është e barabartë me një apo dy tasa me kafe.
  8. Peshk me perqindje te larte merkuriFemrat shtatëzëna duhet të shmangin peshkun me sasi të larta në të pasiqë ky kimikat akumulohet në trup dhe mund të dëmtojë sistemin nervor.
  9. Mëlçi
    Vitamina A është ushqim esencial për zhvillimin embrional dhe ndihmon në përtrirjen e indeve pas lindjes. Shumica e femrave e marrin vitaminën nga vitaminat për shtatëzëni si dhe nga pemët dhe perimet, mishi, prodhimet qumështore, vezër e tj. Vitaminë A e tepruar mund të dëmtojë foshnjen, një servim nga mëlçia e lopës përmban 431% të vlerës së rekomanduar ditore andaj është mirë që të shmangeni nga mëlçia gjatë shtatëzënisë.
  10. Alkool
    Shumica e ekspertëve janë dakord që femrat duhet shmangur akoolon që të parandalojnë problemet me fetusin. Është mirë që të shmangeni tërësisht nga alkooli në periudhën e shtatëzënisë.