FIFA prezanton një ndryshim madhor

Duke nisur nga Lojrat Olimpike të kësaj vere në Rio, FIFA do të eksperimentojë një risi në historinë e futbollit: Nëse ndeshjet shkojnë në vazhdime, do të lejohet edhe një zëvendësim, që në shumë raste mund të ishte i katërti për secilën skuadër.

Gjithashtu, eksperimenti do të kryhet edhe në Kupën e Botës për klube në fundin e këtij viti dhe po ashtu në Kupën e Botës U20 për femra, transmeton sportal.al.

Më pas do të analizohen përfundimet dhe do të vendoset nëse ndryshimi i katërt do të aplikohet në çdo kompeticion futbollit të FIFA-s dhe UEFA-s, ashtu si dhe në kampionatet kombëtare.