Takim në Valdebebas: Ja çfarë kërkoi Zidane nga lojtarët e tij

Thonë se Zidane është një nga ata persona të cilet mendojnë se heshtja nganjëherë flet me zë-shëm se fjalet. Kjo ishte çeshtja e se dielës se kaluar, kur ai iu dha lojtarëve të tij një trajtim të heshtur pas vershellimes se fundit të takimit. Ai ishte i zemëruar dhe i shqetësuar, diçka që ai e shprehi në konferencen për media. “Duke luajtur kështu nuk shkojmë askund”, ishin fjalet kyçe të Zidane duke iu referuar pjesës se dytë të takimit.

Ai nuk e pëlqen qëndrimin e lojtarëve të tij, sepse Zidane e di se 10 minuta të tilla sikurse kundër Las Palmas mund t`ju kushtojnë me eleminim nga Champions League.

Ai është takuar ballë përballë me lojtarët e tij të merkurën duke patur një bisedë. Nuk ishte diçka jashtë të zakonshmes por ai kërkoi nga ata që të ngrisin kokën lartë dhe të jenë të fokusuar. Fjalimi i tij ishte i shkurt, i ëmbel dhe relaks. Zidane iu tregoi atyre se ai ishte i pakënaqur pas asaj që pa në pjesën e dytë kundër Las Palmas të dielën.

100 % të fokusuar:

Aftësia e tyre për tu fokusuar nga fillimi i ndeshjes e deri në fund është diçka që ende ka nevojë të punohet për të. Kjo është e panegociueshme për francezin, i cili dëshiron për t`i parë ata të fokusuar tërësisht si ata ishin gjatë dyzet e pesë minutave të parë të dielën. Kjo është arsyeja pse takimi i tij me lojtarët në Valdebebas ishte i shkurtër dhe me vend, vetëm sa për të treguar pakënaqësinë e tij dhe për t’u dhënë atyre diçka për të menduar përpara shortit të çerekfinales në Champions League.

Zidane iu jep lojtarëve të tij mjaft lirië duke shkuar përpara, por nuk bën asnjë lëshim në mbrojtje. Kjo është puna e secilit dhe ai e dëshiron ekipin të fokusuar plotësisht për të fituar topin. Pa ndonjë ceremoni, butë por drejtëpërdrejtë, është pikërisht kjo menyra se si Zidane ia transmetoi mesazhin lojtarëve.