Princi Charles në Serbi, pritet nga kryeministri Vuçiq

Princi Charls i Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëshortja e tij, dukesha nga Cornwell kanë arritur në Beograd në vazhdën e vizitës Serbisë dhe shteteve tjera të regjionit.

Princin Charles dhe bashkëshorten e tioj në aeroportin “Nikolla Teslla” e ka pritur kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq, raporton B92.

Përveç Vuçiqit në aeroport për ta pritur princin kanë dalë edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviq dhe ambasadori i Britanisë në Serbi Denis Kif.

Princi Charles dhe dukesha e tij janë pritur me bukë dhe kripë, ndërsa në tepihun e kuq kanë dalë edhe fëmijë me veshje tradicionale serbe.

Përveç kryeministrit Vuçiq, princin nga Britania do ta pres edhe kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq dhe bashkëshortja e tij.