Danimarka, vendi më i lumtur në botë

Një raport i publikuar këtë të mërkurë, i përgatitur nga Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qendrueshëm (SDSN) dhe Instituti i Tokës në Universitetin e Kolumbias, tregon se Danimarka ka parakaluar Zvicrën si vendi më i lumtur në botë. Raporti rendit vendet varësisht nga pasuria për të luftuar pabarazinë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ndërkohë, në anën e fundme të tij, Siria, Afganistani dhe 8 shtete të tjera nën Sahara konsiderohen si ato më pak të lumtura të botës, e ku vështirë se mund të jetohet.

Në 10-shen e parë të këtij viti janë Danimarka, Zvicra, Islanda, Norvegjia, Finlanda, Kanadaja, Holanda, Zelanda e Re, Australia dhe Suedia. Danimarka ka qenë e treta vitin e kaluar, pas Zvicrës dhe Islandës. Ndërkohë që 10 të fundit janë Madagaskari, Tanzania, Liberia, Guinea, Ruanda, Benini, Afganistani, Togo, Siria dhe Burundi.

Shtetet e Bashkuara janë ngjitur në vendin e 13, Britania e Madhe në të 23-tën, Franca në të 32-tin dhe Italia në të 50-in.

“Ky është një mesazh tepër i fortë për vendin tim, Shtetet e Bashkuara, që janë aq shumë të pasur, ka thithur shumë të pasur gjatë 50 viteve të fundit, por nuk është ndër vendet më të lumtura”, tha profesori Jeffrey Sachs, kreu i SDSN-së dhe këshilltar special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Ndërkohë, Shqipëria (fq 24/70) renditet e 109-a nga 157 vende, dhe Kosova në vendin e 77.