Pogba: Ronaldo më bëri ta dua futbollin

Mesfushori francez i Juventusit ka dhënë një intervistë maft interesante sajtin e FIFA-s, në të cilën ka zbuluar se kush ishte lojtari i tij i preferuar, që kishte ndjekur hapat e tij për ta dashur futbollin, transmeton Gazeta Sheshi.

“Ronaldo është referenca ime. Ai më bëri ta dua futbollin. Më pëlqente mënyra se si luante dhe unë kam qenë sulmues kur kam qenë më i ri. Teknika, shpejtësia dhe shkathtësia para golit më ka pëlqyer gjithmonë tek ai”, ka deklaruar Pogba.

Reprezentuesi i Francës gjithashtu ka folur fjalë admirimi për trajnerin aktual të Real Madridit, Zinedine Zidane, duke e quajtur atë ikonë të shtetit të tij.

/Gazeta Sheshi/