Policia shton prezencën për parandalimin e molotovit

Policia e Kosovës (PK) po kryen hetime intensive edhe drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar të përfshirë në rastet asgjësimit të pasurisë shtetërore dhe asaj private.

Kështu thuhet në një njoftim të Policisë, sipas së cilës njësitet relevante në të gjitha rastet e dëmtimit apo asgjësimit të pasurisë shtetërore dhe asaj private,menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshmepolicore për hetimin dhe zbardhjen sa me parë të këtyre rasteve.

Po ashtu sa i përket rasteve të dëmtimit-djegies së veturave zyrtare dhe atyre private të personaliteteve të ndryshme, Policia e Kosovës në të gjitha rastet bazuar në autorizimet ligjore është duke kryer hetime intensive.

“Të gjitha dëshmitë relevante të konfiskuara në raste të caktuara, duke përfshirë edhe incizimet-kamerat janë duke u hetuar dhe analizuar nga njësitet kompetente, me qellim të zbardhjes sa më parë të këtyre rasteve kriminale dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar të involvuar në këto raste. Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetaret për bashkëpunimin e ndërsjellët të treguar deri me tani, dhe njëkohësisht inkurajon qytetaret që kushdo që posedon ndonjë informacion ta njoftoj PK-ne, në mënyrë që të parandalohen dhe zbardhen sa më parë këto raste kriminale. Nr.Per Informacione-raportime pa pagese (192) , (080019999), (038550999)”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës me qellim të parandalimit të rasteve të tilla kriminale, ka ndërmarr masa shtesë me shtimin e prezencën policore të uniformuar dhe të atyre në rroba civile./KosovaPress/