Ja si ta kuptoni nëse lidhja juaj do të zgjasë

Kur shohim një çift që duken shumë të dashuruar, e sikur çdo gjë u shkon vaj, mendojmë se ata janë me fat. Kjo në fakt është mendësi e gabuar, pasi çdo gjë ka sekretin e vet. Mjafton të keni dëshirë dhe vullnet për ti ndryshuar gjërat, dhe për t’i drejtuar drejt rrugës së duhur.

Njëra marrëdhënie është e ndryshme nga tjetra, pra lidhjet kanë diversitet. Disa prej tyre e nisin shumë mbarë, por papritmas veniten, të tjerët duhet të përballen me vështirësi, por dashuria i mban lidhur shumë fort, ndërsa disa marrëdhënie të tjera duket se “është e shkruajtur” të zgjasin përjetë.

Më poshtë lexoni pesë shenjat që tregojnë nëse ju do të keni një lidhje të gjatë, ose në rastin tjetër nëse i ndiqni si këshilla do e keni një të tillë.

1. Jemi të ndryshëm, e për këtë arsye ndajmë mendime të ndryshme, pra mos pretendojmë se jemi të njëjtë ose do gjejmë dikë që do ketë të njëjtat mendime si të tonat. Dallime ka, por asnjë çift nuk ndahet për një arsye të tillë. Mungesa e komunikimit është ajo që krijon krisje në një lidhje e më pas çon në ndarje.

2. Mos jini egoist. Kjo është shumë e rëndësishme në lidhje. Ju duhet të besoni tek njeriu që keni në krahë që ai nuk do t’ju lërë në baltë. Gjithnjë do të keni ku të mbështeteni sepse e dini që dikush mendon dhe kujdeset për ju.

3. Kini kujdes në rrjedhën e një debati. Nuk duhet të jeni përbuzës ndaj njëri-tjetrit dhe mos mendoni se dini gjithçka.

4. Asnjëherë mos e vini partnerin në situate të sikletshme në publik. Tek mundoheni të “dilni sipër tij” apo ta injoroni nuk ju bën juve më të mirë, përkundrazi.

5. Mbani gjallë lidhjen. Gracka e monotonisë është shkaku kryesor se pse shumë njerëz që janë në një lidhje mund të kalojnë aventura dhe më pas të pendohen. Planifikoni udhëtime, shëtitje apo darka dhe filma në kinema spontanisht.