Presidentja apelon tek publiku qe te ndihmoje Policine per te gjetur sulmuesit

Presidentja në largim e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar ndaj sulmit të mbrëmshëm me molotov drejt zyrave të presidencës.

Në llogarinë e saj në Facebook ajo e quan këtë sulm veprim të papranueshëm që dëmton pronën publike dhe synon të krijojë pasiguri për qytetarët e Kosovës.

“Presidentja Jahjaga shpreh shqetësimin e saj për veprime të tilla të vandalizmit ndaj pronës publike dhe private.

Presidentja Jahjaga kërkon nga Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të hetojnë sulmin dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre dhe apelon te publiku që të ndihmojnë organet e rendit t’i zbardhin këto raste”, shkruan në llogarinë e Presidentes në Facebook.