Nuk duhet t`i mbani më këmbët kryq, i shkakton dëme serioze shëndetit

Një pozicion shumë elegant dhe seksi, që njihet edhe si pozicioni i “zonjave të vërteta”. Të mbash këmbët kryq (ose këmben mbi këmbë) është një dukuri e shpeshtë që e bjënë njerëzit kur janë ulur, kryesisht femrat.

Shpesh herë kryqëzimi i këmbëve është dhe një veprim instiktiv që e bëjmë pa e menduar. Por edhe pse një femer mund të duket shumë tërheqëse në një pozicion të tillë, këmbët kryq shkaktojnë dëme në shëndet.

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse kaloni shumë kohë të ulur dhe më këmbët e kryqëzuara:

-Mbajtja e këtij pozicioni për orë të tëra mund të shkaktojë një sëmundje të quajtur ‘peroneal nerve paralysis’ apo paralizë.

– Në vitin 2010, studime të shumta kishin dëshmuar se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë me këmbët e kryqëzuara e rrit shtypjen tuaj të gjakut, edhe nëse nuk keni probleme me shtypje të gjakut.

– Kur e vendosni njërën këmbë sipër tjetrës, ajo e dërgon gjakun nga këmbët në gjoks, duke shkaktuar që shumë gjak të qarkulloj nga zemra juaj, gjë që e rrit edhe shtypjen e gjakut.