Zbulohet paga e Tare-s me Lazion

Igli Tare zuri vendin e Sabatinit në postin e drejtorit Sportiv të Lazios ne 2009, menjehere pasi kishte perfunduar trajnimet ne Konverciano. Shumë e kanë nënvlerësuar, por Igli Tare duket se po i merr përfitimet e punës së tij me skuadrën e kryeqytetit italian”, shkruan “Corriere Dello Sport”.

“Lazionews”, ka publikuar dhe përfitimet e tij. “Një pagë prej 350 mijë eurosh në sezon, por që gjithsesi nuk është asgjë krahasuar me goditjet e mëdha që ka bërë në merkato.

Klose, Lulic, Kandreva, Marketi kur u afrua në fillim dhe në fund, si qershia mbi tortë, Felipe Anderson. Megjithatë, në lajmet e bëra publike nga mediat axurre rreth pagave të drejtuesve dhe sportistëve të Serisë A, është mësuar edhe paga e krerëve të ekipeve italiane.

Galiani fiton 1.04 milionë euro në vit, plus bonuse në varësi të blerjeve në merkato Bepe Marota i cili fiton rreth 2.5 milionë euro me gjithë bonuese nga arritjet e bardhezinjve.

/albeu.com/