Si ta ruani marredhenien me gruan – keshilla nga burrat e divorcuar

Mature man toying with gold wedding ring on finger

Disa keshilla te mbledhura nga burra qe jane divorcuar nga grate, e qe tani do te donin qe gjerat t’i kishin bere ndryshe. Ata thone qe martesa kerkon perkushtim te vazhdueshem per t’u ruajtur. Kjo është edhe esenca e martesës.

Ja cka keshillojne ata:

  1. Asnjëherë mos ndaloni së flirtuari me partnerin tuaj. Kurrë mos i mohoni takimet me të, dhe mos ia merrni asnjë fjalë për seriozisht. Kur ju jeni martuar, jeni betuar se do ta mbroni gjatë tërë jetës, në të mirë dhe në të keqe. Duhet të mbani mend, se ajo ju zgjodhi juve si shokun e jetës së saj dhe kurrë mos ndaloni ta dashuroni atë.
  2. Mbroni zemrën tuaj. Ashtu siç i keni premtuar se do ta mbroni tërë jetën, duhet ta bëni këtë edhe për veten. Duajeni njëri-tjetrin pa kushte, rezervoni vend në zemrën tuaj për gruan dhe ruajeni me fanatizëm si vlerën më të çmuar tuajën.
  3. Dashurohuni çdo ditë sikur në fillimin e lidhjes. Vazhdimisht do të ndryshoni dhe nuk do të jeni i njejti person sikur keni qenë kur jeni martuar. Por, megjithë këtë ndryshim ju duhet ta pranoni njëri-tjetrin dhe të luftoni për dashurinë tuaj.
  4. Gjithmonë shihni më të mirën tek ajo. Fokusohuni në gjërat që pëlqeni tek ajo, kështu do ta forconi lidhjen edhe më shumë, mos u përqëndroni në gjërat që ju pengojnë – sepse ajo është gruaja juaj dhe nuk duhet të shihni negativitet tek ajo.
  5. Nuk është detyra juaj që ta ndryshoni apo përmirësoni atë… Detyra juaj është ta duani ashtu siç është pa pritshmërinë se do të ndryshojë ajo.
  6. Merrni përgjegjësi të plotë për emocionet tuaja. Ju jeni përgjegjës për lumturinë tuaj dhe gëzimi juaj bartet edhe në marrëdhënien tuaj po edhe në dashurinë.
  7. Asnjëherë mos e fajësoni gruan tuaj nëse jeni i frustruar apo zemëruar me të. Kjo gjendje ndodh sepse diçka ndodh rreth jush. Përkatësisht emocionet dhe përgjegjësia juaj. Mos ia hedhni fajin pa nevojë dhe mos u mbuloni nën petkun e saj për problemet tuaja personale.
  8. Lëreni gruan të veprojë e lirë. Kur ajo ka mërzitje, nuk është detyra juaj ta përmirësoni, mjafton vetëm një përqafim dhe ajo mund të zbutet në heshtje. Lëreni të veprojë e lirë sipas emocioneve dhe arsyes së saj, por duke ia bërë me dijë se jeni gjithmonë afër për ta ngushëlluar.
  9. Bëhuni fleksibil…Mos u bëni aq shumë serioz. Bëjeni edhe atë të qeshë. Buzëqeshja bën çdo gjë më të lehtë.
  10. Çdo ditë plotësojeni shpirtërisht atë. Mësoni gjuhën e dashurisë dhe mënyrat specifike si ta bëni të ndjehet e rëndësishme dhe e bukur. Kërkoni një listë prej shumë gjërave që ajo pëlqen dhe përmbushni ato çdo ditë duke e bërë të ndjehet si një mbretëreshë.
  11. Bëhuni i pranishëm në jetën e saj. Jepni asaj jo vetëm kohën tuaj, por edhe vëmendjen dhe shpirtin tuaj. Plotësojeni pafundësisht dhe trajtojeni si personin më të çmuar në botë.
  12. Përgatituni ta joshni rregullisht me praninë tuaj mashkullore. Lëreni të shkrihet në butësinë e saj femërore dhe të ndjehet plotësisht me vetëbesim.
  13. Mos u bëni idiot. Natyrisht, se mund të bëni gabime, ashtu siç bën edhe ajo, por mundohuni mos të bëni gabime të mëdha dhe mësoni prej tyre. Ju nuk duhet të jeni të përkryer, thjeshtë bëhuni vetvetja.
  14. Jepni asaj hapësirën e nevojshme. Gruaja ndonjëherë ka nevojë që të ketë hapësirën e saj, të ndjehet e lirë në kryerjen e gjërave të saj personale dhe të merret me ndonjë hobi ku do mund të pushojë nga stresi i përditshëm, lodhja në punë, bashkëshorti dhe fëmijët.
  15. Bëhuni i ndjeshëm…Përgatituni ta ndani frikën dhe ndjenjat e brendshme me njëri-tjetrin dhe pranoni gabimet tuaja.
  16. Bëhuni plotësisht transparent. Nëse dëshironi të arrini besimin, duhet të veproni si të tillë, të jeni besnik edhe ndaj gruas. Ju duhet guxim dhe krenari në sinqeritetin tuaj dhe mos lejoni që të veproni me maska të ndryshme.
  17. Kurrë mos ndaloni së qëndruari bashkë. Bëhuni gjithmonë të freskët në lidhjen tuaj dhe qëndroni pranë njëri-tjetrit në të mirë dhe në të keqe. Gjeni një qëllim të përbashkët, ëndrra dhe vizione dhe punoni drejt arritjes së tyre.
  18. Mos u shqetësoni shumë për paratë. Paraja është një lojë, në të cilën e gjeni mënyrën si të punoni së bashku si një ekip për të fituar paratë. Gjeni mënyrën për të balancuar fuqinë e të dyve dhe triumfoni për aaritje të përbashkët.
  19. Faleni njëri-tjetrin dhe përqëndrohuni në të ardhmen në vend që të mbani peshën e së kaluarës. Mos lejoni që ndodhitë në të kaluarën të ju rëndojnë si një spirancë e rëndë për martesën tuaj. Falja është liria ndaj kësaj barre.
  20. Gjithmonë zgjidhni dashurinë. Asnjëherë mos anoni diku tjetër. Kjo është e vetmja këshillë që ju duhet. Nëse ky është parimi udhëzues me të cilën ju i bëni të gjitha zgjedhjet, nuk ka asgjë që do të kërcënojë lumturinë e martesës suaj. Dashuria gjithmonë do të qëndrojë./femra.net/