Qeveria miraton nje projekt rregullore që përshpejton liberalizimin e vizave

Qeveria ka miratuar projekt rregulloren për integrim të personave të riatdhesuar dhe menaxhimin e programit të ri-integrimit, që ndërlidhet me liberalizim të vizave dhe plotësimin e disa kushteve që kërkohen nga BE.

Ndërsa për projekt rregulloren për integrim të personave të riatdhesuar dhe menaxhimin e programit të ri-integrimit, që ndërlidhet me liberalizim të vizave dhe plotësimin e disa kushteve që kërkohen nga BE, foli ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni.

Hyseni tha se kjo projekt rregullore, ka për qëllim që të ndihmojë dhe mbështesë ri-integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar si dhe të mbështesë zbatimin e strategjisë për ri-integrim të këtyre personave.

“Po ashtu definon organet kompetente, vendimmarrëse zbatuese dhe koordinuese. Gjithashtu përcaktohen dhe procedurat dhe kriteret, përfitimet dhe ndihmë që gëzojnë të integruarin. Me këtë projekt rregullore, personat e riatdhesuar, mund të jenë përfitues të ndihmës dhe mbështetjes në asistencë, për vetëpunësim, përkatësim financim i plan bizneseve. Duke pasur parasysh rëndësinë që ka kjo projekt rregullore dhe në rrafshin e përshpejtimit të rekomandimit, përkatësisht marrjes së datës për liberalizim të vizave, iu ftoj që të njëjtën ta miratojmë sot”, tha ai./KosovaPress/