Gjërat vetjake që nuk duhet t’i ndani me të tjerët

Ekzistojnë disa sende të higjenës personale dhe të përgjithshme që ju nuk duhet që t’i ndani me të tjerët. Shkak i mbajtjes së tyre është fakti se ju mund të merrni mikrobe dhe viruse. Disa nga këto sende janë:

Sapuni
Është një produkt që ndihmon në eliminimin e baktereve, por pas përdorimit të tij disa nga bakteret mund të mbeten aty dhe mund të transferohen tek personi tjetër.

Furça e dhëmbëve:
Nuk duhet ndarë kurrsesi me dikë tjetër sepse është burim i pashmangshëm bakteresh e virusesh.

Krëhëri, kapelet etj: Janë burim që mund të transmetojnë morrat.

Makijazhi
Buzëkuqi mund të jetë një produkt që mund t’ju ngjisë herpesin. Ndërsa lapsi i syve apo rimeli mund të transmetojë infeksionet e syve.

Zhiletat
Janë gjithashtu një produkt që nuk duhet ndarë asnjëherë me të tjerët, sepse mund të shpërndajnë viruse.

Vëthët
Janë një tjetër produkt që nuk duhen ndarë asnjëherë me të tjerët.

Kufjet Mund të shpërndajnë tek të tjerët inflamacionet dhe infeksionet e veshit