300 mijë euro për të blerë skanerin special për gjetjen e gazit lotsjellës

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e shtatëdhjetë e tetë të rregullt, ka ndarë për kuvendin 270 mijë euro për blerjen e një skaneri special për gjetjen e gazit lotsjellës, transmeton Express.

Ky vendim u mor pas kërkesës së bërë nga Kuvendi për këtë pajisje pasi që me dhjetëra herë u hodh gaz lotsjellës brenda Kuvendit dhe kjo u bë për shkak të pamundësisë së detektimit të saktë të këtij mjeti.