Manekenja na mëson truket e saj të bukurisë

Pos që mrekullohemi me stilin e saj të modës, Gigi Hadidin e admirojmë edhe për shkak të bukurisë së saj jokonvencionale dhe gjithmonë me pamje të kuruar.

Vetë manekinia ka pranuar që nuk i përkushton tepër kujdes rregullimit, mirëpo zbulon truket e saj të preferuara të bukurisë, transmeton Telegrafi.

Kurimi i fytyrës

“Nga e ëma kam mësuar që në puçrra gjatë natës të vë pastë dhëmbësh e cila i bën të thata. Vazhdimisht e praktikoj këtë gjë. Mirëpo, shpesh ndërroj pastën e dhëmbëve – një javë përdor ndonjë pastë me pepermint, ndërkaq javën tjetër pastën me cimet”.

Ngjyrosja e flokëve

“Rregullisht nxjerr tufat tek frizeri, mirëpo të tilla të cilat, nën ndikimin e diellit, shkrihen mirë me ngjyrën time natyrale. Dëshiroj të eksperimentoj me preparate dhe nuk kam ndonjë preparat të preferuar të cilin e përdor vazhdimisht, por rregullisht i provoj gjërat e reja”.

Teni i nxirë

“Përdor preparate për vetënxirje të lëkurës dhe assesi nuk shkoj në solarium, gjë që nuk do t’ia kisha rekomanduar asnjë vajze. I dua preparatet të cilat lëkurës i japin pak shkëlqim, por jo patjetër edhe ngjyra shtesë, shpesh të portokalltën”.

Formësimi i vetullave

“Vetullat e mia janë të paprekura! (qesh). Në xhirime ndodh që të m’i rregullojnë pak, mirëpo kurrë nuk lejoj askënd të ndryshojë formën e tyre”.

Grimi i preferuar

Do të dëshiroja të kisha vullnet që të bëja grim çdo ditë, mirëpo kjo thjesht nuk është e mundshme. Më vjen mirë që po shoqërohem me njerëz të cilët nga mëngjesi deri në mbrëmje vazhdimisht janë të rregulluar nga koka deri te thembrat, mirëpo unë thjesht nuk jam e tillë! /Telegrafi/