Messi thyen edhe një tjetër rekord

Sulmuesi argjentinas ka realizuar 20 gola në La Liga, për të tetën sezonë rradhazi, gjë të cilën nuk ka arritur ta bëjë asnjë futbollist në historinë e kampionatit spanjoll, transmeton Gazeta Sheshi.

Një ndeshje tjetër, një rekord tjetër. Kështu shkruajnë mediat në Gadishullin Iberik, për dy golat e fundit të Lionel Messit të realizuar në transfertë ndaj skuadrës së Eibar.

Me këtë rast, Messi arrinë në kuotën e 20 golave, për sezonin e tetë më rradhë, gjë të cilën nuk ka arritur ta bëjë askush deri më tani.

Cristiano Ronaldo është prapa tij, që në gjashtë sezone ka realizuar mbi 20 gola, së bashku me Alfredo Di Stefanon, Ferenc Puskasin, Quinin dhe Telmo Zarran.

/Gazeta Sheshi/