Si quhen menstruacionet në gjuhën e përditshme

Janë mbi 5,000 terma të ndryshëm anekënd botës për menstruacionet. “Tezet” ndoshta është termi me i përdorur në Kosovë, për shembull “më kanë ardhur tezet” për të treguar se janë me cikël menstrual.

Një anketë ndërkombëtare ka pasur për qëllim që të studiojë qëndrimet e ndryshme në mbarë botën kur është fjala për menstruacionet – si për shembull a mësojnë për to në shkollë, a marrin ditë pushimi apo a flasin lirshëm për menstruacionet.

Një pjesë shumë interesante e anketës është se cfarë emrash përdorin kulturat e ndryshme në vend se të thonë menstruacione. Ja një listë e termave më interesante, disa prej te cileve jane te ngjashem me disa versione ne Kosove:

  • Tezet
  • Drita e kuqe
  • Vizitori i muajit
  • Hëna e kuqe
  • Periudha e ajvarit
  • Nëna natyrë
  • Periudha e qikave
  • Java e peshkaqenit