Më 3 maj votohet për Kosovën në UEFA

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, më 3 maj, do ta mbajë Kongresin e radhës në të cilin do të diskutohet për pranimin e Kosovës në UEFA.

Sipas Reuters, Kongresi i UEFA-s do të votojë për ta pranuar ose jo Kosovën që të bëhet anëtare e saj.

Një zyrtar i UEFA-së të premten ka konfirmuar lajmin që Kongresi i UEFA-së do të votojë më 3 maj për ta lejuar ose jo Kosovën. Nëse pranohet Kosova, atëherë do të jetë anëtarja e 55-të e UEFA-së, shkruan Reuters.

Sipas Reuters, Kosova pritet që më pas të kërkojë anëtarësim të plotë në FIFA në muajin maj, gjë që do t’ia mundësonte Kosovës të luajë në kualifikimet e Kupës së Botës “Rusi 2018”.