Caktohen 22 prokurore te rinj

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur që pesë prokurorë nga Departamenti i Përgjithshëm t’i transferojë në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe në Departamentin për të Mitur në Prokurorin Themelore të Prishtinës.

Anëtarët e KPK-së kanë marrë vendim për caktimin e udhëheqësve të Departamenteve në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Ndërkaq, në pozitat e udhëheqësve do të jenë deri më 31 dhjetor të vitit 2016.

Si pikë tjetër e rendit të ditës ishte, caktimi i 22 pozitave për prokurorë të cilët janë në proces të zgjedhjes, në Prokuroritë Themelore.

Anëtarët e Këshillit vendosën që në Pokurorinë e Prishtinës të dërgohen 4 prokurorë, për Prokurorinë e Prizrenit 5, në atë të Ferizajt 4, të Pejës tre 3, në Gjilan 1, në Gjakovë 2, dhe në Mitrovicë 3.

Po ashtu, gjatë këtij takimi anëtarët e KPK-së, themeluan Komisionin për Rekrutimin e prokurorëve në prokuroritë Themelore të Kosovës.

Për kryetar të këtij komisioni u caktua Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ndërsa anëtarë Lulzim Sulejmani, nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Idain Smailji nga Prokuroria e Apelit, Radica Milic nga prokuroria e Mitrovicës si dhe Ikramije Bojaxhiu nga prokuroria e Prishtinës.

Ndërsa, për anëtarë rezervë u caktuan, prokurori Besim Kelmendi si dhe prokurorja Bedrije Alshiqi.