Vetevendosje kerkon shkarkimin e Ramiz Lladrovcit

Levizja Vetevendosje ka kerkuar shkarkimin e Ramiz Lladrovcit nga funksioni i Ambasadorit te Republikes se Kosoves ne Shqiperi, pasi qe, sipas Levizjes, ai ka shkelur rende Rregulloren per Sherbimin e Jashtem, konkretisht nenin 4 te kesaj rregulloreje.

“Neni 4 i Rregullores për Shërbimin e Jashtëm i përshkruan detyrat e një Ambasadori i cili përfaqëson Republikën e Kosovës në një shtet tjetër. Ndër të tjera, sipas këtij neni, Ambasadori shërben në emër të Republikës së Kosovës në shtetin pranues ku është akredituar, lëshon deklarata dhe paraqet qëndrime në emër të Republikës së Kosovës, dhe në rastin kur emërohet Ambasador, duhet të japë Deklaratën e Paanshmërisë duke konfirmuar përgjegjësinë e tij për të vepruar në mënyrë të paanshme”, thuhet ne komunikaten per media te leshuar nga Levizja Vetevendosje.

Kerkesa e Vetevendosjes bazohet ne postimin ne Facebook te ambasadorit Lladrovci ne te cilin ai i drejtohet publikisht deputetit Rexhep Selimi ne pergjigje te deklaratave te tij ne emisionin Interaktiv si dhe ne fjalimin e tij para Kuvendit te Kosoves, ne diten e zgjedhjes se presidentit.

“Sot, Ramiz Lladrovci, si Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, postoi një status politik në llogarinë e tij në facebook kundër Deputetit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke shkelur kështu Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm. Në këtë status, ndër të tjera, ai tha, “Rexhep Selimin, jo rastësisht, e ka kapur zhegu i halleve”, “Është koha të kthjellohesh Rexhë”, “Ti sulmove turpshëm zotin Hashim Thaҫi”, “Çfarë të tha Adem Jashari (…) kur po dëgjonte nga vetë ti, miku im, se duhej të vritej Fehmiu dhe grupi i tij”, thuhet ne komunikate.

Ambasadori, duke bere nje deklarate e cila “përveçse nuk paraqet qëndrim të Republikës së Kosovës, është deklaratë kundër një deputeti të opozitës, në tentim mbrojtje të bashkë-partiakut të tij ka shkelur Deklaratën e Paanshmërisë”.

“Rrjedhimisht, ftojmë Komisionin për Grada dhe Disiplinë, që sipas kompetencave të përshkruara në Nenin 12 të Rregullores, ta shqyrtoj këtë shkelje të rëndë dhe urgjentisht të filloj procedurë disiplinore në mënyrë që sa më shpejtë të largohet Ramiz Lladrovci nga shërbimi i jashtëm”, perfundon komunikata.