13 sinjale që ju dërgon trupi i tij

Smiling couple having tea outdoors

Herën tjetër kur do të jeni në prani të atij që ju pëlqen, ndëgjojeni atë, por edhe regjistroni sinjalet që ju përcjell trupi i tij.

Nga ato do të mësoni shumë për ndjenjat e tij dhe synimet ndaj jush.

  1. Ju rregullon flokët ose ju ledhaton në duar
    Përkthim: Po ju bën test, dëshiron të provojë se valli i pëlqeni. Nëse derisa ua prekë flokët ose dorën ju ia ktheni me një buzëqeshje, ai në këtë rast e din se ka leje që të ju ofrohet edhe më tepër. Nëse ndjenë reaksion negativ, ai do të dijë të tërhiqet.
  2. Prekë hundën e tij
    Përkthim: Sigurisht se po gënjen. Nëse prekë hundën ose veshin e tij derisa ju përgjigjet në ndonjë pyetje ose ju tregon ndonjë ngjarje, sigurisht se nuk e tregon të gjithë të vërtetën. Keni kujdesë. Ekspertët spjegojnë se kur ai tenton të gënjejë, fillon të “ngacmohet” dhe në kokën e tij arrinë më shumë gjak, kurse kjo shkakton ndjenjën e kruarjes.
  3. Prekë nyjen e dorës
    Përkthim: Ndjehet i pasigurtë. Juve ndoshta ju duket se ai po e rregullon orën e dorës, por kjo lëvizje është shenjë se ai nuk ndjehet i sigurtë. Me këtë mbyllje të duarve ai sikur të bëj një mbrojtje sepse ndjehet “i rrezikuar”. Nëse jeni në takim, jepni buzëqeshje më shoqërore dhe ndryshojeni atmosferën.
  4. Beli i tij është i drejtuar nga ju
    Përkthim: I pëlqeni. Njerëzit drejtojnë belin e tyre kah ato të cilëve ju besojnë dhe që i tërheqin. Nëse vëreni se edhe në momentet kur flet me mikun nga ana tjetër, beli i tij është kthyer kah ju, kjo është shenjë e sigurtë se për të nuk jeni vetëm se një person i thjeshtë.
  5. Qëndron me shuplakat mbi qafë i mbështetur në karrige
    Përkthim: Tregon superioritet. Ky nuk është sinjal pozitiv, sepse ai mendon se ka vlerë më shumë se ju dhe as nuk tenton që ta fshehë atë. Nëse vëreni një shenjë të tillë që në takimin e parë, keni kujdes se si do të veproni më tutje. Dëshira e tij për dominim mund të jetë problem konstant.
  6. I “lagë” buzët
    Përkthim: Ju dëshiron. Ekspertët thonë se kur dikush i “lagë” buzët, në fakt tregon se para tij/saj ka diçka që e dëshiron. Ai nuk do të dojë të ju lëshojë nga duart, kurse nga ju varet se a do ti përgjigjeni me entuziazëm të njejtë.
  7. Lëkundet përpara – mbrapa
    Përkthim: Është në pritje, dmth prej nga ju një sinjal për të kuptuar që të vazhdojë të ju flet rreth e rrotull ose të ndalet. Nëse dëshironi që të vazhdojë, jepni përgjigje duke buzëqeshur. Megjithatë, keni kujdes se shumë njerëz fillojnë të luhaten pasi të kenë pirë 2-3 gota alkool.
  8. Prekë flokët
    Përkthim: Dëshiron të mbetet më tërheqës për ju OSE është nervoz. Nëse prek flokët derisa kthen kokën kah ju dhe ju buzëqesh, atëherë kjo është shenjë që ai dëshiron më bukur sa që është e mundur që të ju pëlqejë. Por, nëse prek flokët derisa ju ofroheni për bisedë ose ai drejtohet kah ju, atëherë kjo është shenjë se nuk ka vetbesim dhe ndjehet keq nga pamja e tij.
  9. Prek faqen e tij
    Përkthim: Ju ndëgjon me vëmendje dhe/ose po planifikon veprimin e tij të ardhshëm. Nëse prek faqen derisa ju i flisni, kjo është shenjë se është i koncentruar në fjalët tuaja. Por, në disa raste prekja e faqes është sinjal se ai po planifikon veprimin e tij të ardhshëm, i cili me siguri do të jetë prekje fizike. Ekspertët thonë se prekemi në mënyrë të butë kur duam ta prekim atë që është para neve, por ndjejmë se nuk mund ta bëjmë atë.
  10. Qëndron me këmbë të hapura
    Përkthim: Ju dëshiton tej mase. Këmbët e hapura janë sinjal i pavetëdijshëm i meshkujve se ndjejnë tërheqje seksuale kah personi i cili është para tyre.
  11. Qëndron ulur dhe gishtërinjtë e këmbëve të tij janë të kthyer njëri mbi tjetrin.
    Përkthim: Është shumë i pasigurtë në veprimet e tij. Zakonisht në këtë pozitë mund të shihni djalë me një dozë të caktuar turpi.
  12. Shikon majtas – djathtas derisa ju përgjigjet
    Përkthim: Gënjen, trillon fakte. Njerëzit zakonisht e ndryshojnë shikimin majtas kur trillojnë fakte, kurse djathtas kur mundohen të përkujtohen në diçka. Nëse ai shfaq shenja të nervozës dhe e drejton vështrimin majtas atëherë keni dyshim në fjalët e tij. Ndoshta gënjen vetë që të ju impresionojë.
  13. E shtrinë dorën nga ju
    Përkthim: Kërkon leje që të ju ofrohet edhe më shumë. Nëse derisa bisedoni vëreni se ai shtrinë dorën, në mënyrë suptile jepni sinjal se nuk ju pengon që të ofrohet më shumë. Për shembull, për shkurt prekeni edhe ju për dore. /Femina.al/