Krasniqi: Qeveritarët po i frikësohen zgjedhjeve të reja

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën Jakup Krasniqi, i është drejtuar protestuesve që janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë, ku dhe tha se qeveritarët duhet të shkojnë.

Krasniqi, tha se ata qeveritare që nuk e mbrojnë interesin e shtetit në raport me Serbinë duhet të shkojnë. Por, tha se qeveritarët e tanishëm po i frikësohen zgjedhjeve të reja.

“Pse ata ju frikohen qytetarëve ta marrin besimin edhe njëherë të vetmit që përcaktojnë kush duhet të qeverisë me vendin janë qytetarët, janë zgjedhjet. Ne nuk e duam pushtetin me dhunë po duam ta marrim pushtetin nga vullneti i lirë i qytetarëve. Këta njerëz që i kanë fal Malit të Zi 8 mijë hektarë tokë duhet të shkojnë”, tha Krasniqi para protestuesve./KosovaPress/