Përfaqësues nëndegësh para selisë së LDK-së për të kundërshtuar votimin e Thaçit president

Gjashtë nëndegë të LDK-së janë mbledhur para selisë së kësaj partie për të kundërshtuar votimin e Hashim Thaçit president.

Ata kanë kërkuar takim me ndonjërin nga deputetët e LDK-së. Por, dera e selisë së LDK -së e cila ndodhet te Qafa ka qenë e mbyllur.

Protestuesit kanë thënë se nuk do të largohen nga këtu pa u takuar me deputetë. Pranë selisë ka arritur edhe një numër i policëve.

Naser Arifi, kryetar i nëndegës së LDK në Dobroqan ka thënë për Koha Ditore se ata po kërkojnë të dinë pse do ta votojnë Thaçin për president. /koha.net/