Wenger e ka me teatrin e Barcelonës

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson që Barcelona ka zhvilluar një ndeshje përfekte ndaj skuadrës së tij, mirëpo i ka penguar sjellja e disa prej futbollistëve azulgrana.

“Nuk besoj që kemi humbur për shkak të gjykimit të dobët të ndeshjes, mirëpo ata aktrojnë shumë, thuajse i keni mbytur. Asnjëherë nuk rrëzohen me qetësi, ata po e ndikojnë shumë arbitrin”, ka theksuar Wenger në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Trajneri francez gjithashtu ka folur edhe për ecurinë e ndeshjes.

“Kemi shpenzuar shumë energji gjatë gjithë ndeshjes, mirëpo goli i parë i pranuar na ka demoralizuar shumë. Edhe më tej nuk kam folur me lojtarët, mirëpo me rëndësi është të mbajmë kokën e ftohtë dhe të luajmë me disiplinë”, përfundon Wenger.

Barcelona e ka fituar Arsenal-in, në duelin e parë në Emirates Stadium, (0-2).