PSV dhe Atletico Madrid ruajnë kartat për ndeshjen kthyese

PSV Eindhoven dhe Atletico Madrid kanë lënë letrat e hapur për sfidën kthyese që zhvillohet pas dy jave në Vicente Calderon, pasi në sfidën e parë kanë ruajtur rrjetat duke luajtur pastër, 0-0.

Në fakt mqitë nga Madridi u treguan më të rrezikshëm gjatë gjithë kohës, me Vietton dhe Griezemann që humbasin “luftën” përball gardianit vendas Zoet.

Ndërkohë në portën rrespektive të miqve, Oblak ishte deçisiv në mundësitë e pakta të krijuara nga armata holandeze.

Ndeshja mund të merrte kahje krejtësisht tjetër pas daljes me karton të kuq të futbollistit vendas Gaston Periro, mirëpo, armata e drejtuar nga Diego Simeone nuk arriti të thyente asesi murin e mbrojtjes vendase, duke mbyllur kështu llogaritë, 0-0.