Juventusi barazon Bajernin, Alegri ‘surprizon’ Guardiolën

Juventusi bëri një kthesë fantastike në shtëpi ndaj Bajernit, por rezultati 2-2 i sfidës së Torinos gjithsesi lë më të faorizuar bavarezët e Guardiolës. Skuadra e Pep dominoi për 60 minuta duke kaluar madje dhe vështirësitë e dëmtimeve dhe arriti të shënojë dy herë me Muller dhe Roben.

Dy gola që zgjuan Juventusin, me bardhezinjtë që arritën të barazonin sfidën me Dybalan dhe Sturaron. Një 2-2 që lë gjithsesi një shpresë për Juventusin për ndeshjen e kthimit edhe pse në Bavari do të jetë Bajerni që do të niset i favorizuar.