Tre taktikat per armiqesimin e shqiptareve me Perendimin

Prof. Dr. Lisen BASHKURTI

Mbas permbysjes se sistemit komunist ne vitet ’90-te, Shqiperia, Kosova dhe mbare Shqiptaret ne Ballkanin Perendinor u orientuan gjeopolitikisht drejt Euro-Atlantizmit.
Ishte nje rikthim i Shqiptareve te vevetja. Pozicioni gjeografik, historia, gjuha, kultura e Shqiptareve e bejne kete popull qe te lidhe gjithcka me Euro-Atlantizmin. Ne fund te shekullit 19-te, Naim Frasheri kendonte….”Pa jake ketu o drite, qe lind andej nga Perendon!”…duke shprehur metaforikisht filozofine Perendimore te popullit shqiptare.
Shmangjet e medha historike afro 500-vjecare qe i ndodhen popullit shqiptar nga sundimi Otoman si dhe vetezgjedhja e gabuar 50-vjecare pro komuniste Lindore e regjimit te Enver Hoxhes lane pas mjaft deformime ideologjike, politike dhe praktike ne qenien Shqiptare. Por as Otomanet dhe as Sllavo-komunistet nuk arriten dot qe te c’benin themelet e konstitucionit Perendimor te popullit Shqiptar.

Per vendet e popujt e vegjel orientimi gjeopolitik eshte jetik. Nga ky orientim burojne aleancat, integrimet dhe vete e ardhmja e tyre ne trendet globalizuese. Jane pikerisht keto arsye qe faktori shqiptare eshte fuqizuar me teper se kurre ne Ballkanin Perendimor dhe qe vete Euro-Atlantizmi ka siguruar te shqiptaret nje aleat shume te qendrueshem ne kete nen-rajon strategjik.

Duke pare korelacionin e fuqishem Euro-Atlantiko-Shqiptare, diplomacia Serbe, por edhe qarqe te caktuara Maqedone e Greke, nepermjet strukturave te dukshme dhe te padukshme po synojne nga jashte-brenda, por edhe brenda per brenda shqiptareve qe te krisin deri ne shkeputje aleancen Euro-Atlantike-Shqiptare. Per te realizuar kete strategji diplomacia Serbe dhe partneret e saj po ndjekin tre taktika:

Taktika e pare, te mbajne gjalle me cdo mjet e rruge konfliktualitetin politik ne mbare hapsirat politike shqiptare. Konfliktualiteti politik permanent eshte sindrome e filozofise politike Lindore, ku nuk ekziston koncepti Perendimor modern mbi pluralizmin si konkurrence, kooperim dhe kompromis. Ne Lindje filozofia determinuese vijon te prodhoje qasje ekstreme, ose kaos ose totalitarizem, por asesi pluralizem me konkurrence dhe kooperim njekohesisht. Sjellja politike konfliktuale permanente ne hapsirat tona politike nuk eshte as genetike dhe as kulturore tek Shqiptaret, por kryesisht eshte pjese e aplikimit te principit Bizantin “divida et impera” nga qarqe Serbe dhe aleate te tyre ne Ballkan. Konfliktualiteti politik permanent dhe mungesa e bashkepunimit me fryme konsesusi per interesat publike e kombetare nder forcat politike shqiptare i ftohe marredheniet politike, diplomatike dhe strategjike Euro-Atlantiko-Shqiptare.

Taktika e dyte, te mbajne gjalle, por edhe ne perceptim fenomenin e perhapur te korrupsionit. Korrupsioni ka qene perdorur nga diplomacia e Bizantit qysh ne Mesjete dhe nga diplomacia Franceze e Risheljese ne Shekullin 17-te per te kapur dhe kompromentuar lideret e vendeve e popujve fqinje. Ne Bizant lindi dhe u pranua konflikti i interesit. Nga Bizanti e trasheguan konfliktin e interesit per korruptimin e kundershtareve edhe Osmanet edhe Greket. Kultura politike, qeverisese dhe administrative Perendimor nuk pajtohet me konfliktin e interesit qe pjell korrupsion dhe korruptim te zyrtareve publike. Korrupsioni iarmiqeson jashtemase marredheniet politike dhe ekonomike Euro-Atlantiko-Shqiptare.

Taktika e trete, te perpiqen te armiqesojne marredheniet multi-religjioze ndermjet Shqiptareve si dhe midis Shqiptareve dhe popujt e tjere te besimeve te ndryshme. Me kete taktike, kundershtaret e Shqiptareve duan te prodhojne te kunderten e asaj qe perben vleren me te spikatur te qenies Shqiptare-harmonine nder-fetare. Ne kete taktizim, diplomacia Serbe dhe e qarqeve perreth saj po perdorin cdo mjet manipulimi teologjik, burimi njerezor dhe pastrimi parashe per te provokuar radikalizmin ektremizmist islamik nder Shqiptare, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e gjetiu. Radikalizmi ekstremist islamik nuk eshte njohur kurre nder shqiptare. Ai prodhon bazat e xhihadit si filozofia qe udheheq terrorizmin nderkombetar, armikun me te rrezikshem te civilizimit Perendimor. Sindromat e radikalizimit islamik ne hapsirat kulturore shqiptare do te ndikonin jashtezakonisht negativisht deri ne armiqesim ne marredheniet Euro-Atlantiko-Shqiptare.

Ndertimi i marredhenieve te qendrueshme Euro-Atlantiko-Shqiptare i ka bazat ne vete qenien shqiptare. Por kjo baze njerezore kerkon investim te vazhdueshem nga te gjithe aktoret shteteror dhe jo shteteror shqiptar. Miqesite e medha nuk krijohen njehere e pergjithmone. Miqesite e medha kane nevoje per perkujdesje te vazhdueshme ndaj aleateve, por edhe per reagim kundershtues ndaj taktikave te kundershtareve qe duan t’i prishin ato.