Bëhuni vetvetja!

Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Përpara pak ditësh një koleg imi shumë i ditur dhe i kulturuar më erdhi në zyrë i trazuar dhe më kërkoi mendimin tim….

“Kam rënë në hall të madh. Kur kritikoj mazhorancën më akuzojnë se po paguhem nga opozita. Kur kritikoj opozitën më akuzojnë se po paguhem nga mazhoranca. Kur kritikoj të dyja, edhe mazhorancën edhe opozitën, më akuzojnë se po paguhem nga armiqtë e huaj. Kur hesht ndaj dy palëve më akuzojnë si sahanlëpirës. “Cfarë të bëj?”- më pyeti.

Unë mendova pak dhe i thashë:

“Bëhu vevetja. Mos prit kurrë në demokraci të të shajnë dhe as të të lavderojnë të gjithë. Nëse pret dicka të tillë, do të thotë se do të vdesësh duke pritur. Do të thotë se vuan nga sindromat e totalitarizmit. Në demokraci mendimi pro është po aq i rëndësishëm edhe sa mendimi kundra. Këtu dallon sistemi dhe shoqëria demokratike nga gjithë sistemet e shoqëritë e tjera. Vetëm atëherë kur ne shqiptarët do ta kuptojmë dhe do të pajtohemi me këtë fakt, do të lëmë pas të kaluarën totalitare dhe do hyjmë në portat e demokracisë”.

Bëhuni vetvetja!