Ngacmoi femrat dhe rrahu sigurimin: Dënohet futbollisti shqiptar në Gjermani

Sulmuesi shqiptar i klubit SpVgg Greuther Fürth, Ilir Azemi, që ndodhet në ligën e dytë gjermane, ka treguar sukses në fushë duke shënuar 15 gola në 49 ndeshje, por duket që ka hasur probleme me ligjin e vendit.

23 vjeçari nga Kosova ishte nxjerrë nga diskoteka „Indabahn“ në Nürnberg në natën e 2 majit 2015 pasi kishte ngacmuar femrat, shkruan bild.de. Aq e rëndë ka qenë ngjarja, sa ai kishte sulmuar më pas një polic federal dhe tani duhet ta paguajë “faturën” e gabimit.

Gjyqi ka vendosur ta dënojë me tetë muaj heqje lirie me kusht, për shkak të lëndimeve trupare ndaj organeve të rendit. Vendimi u shqiptua nga Antje Gabriels-Gorsolke (52).

Sipas gazetës, ai ka shpëtuar për pak nga dënimi efektiv.

Ilir Azemi është aktivizuar njëherë edhe me përfaqësuesen e Kosovës.