Lacio shuplakë Veronës

Lacio ka shënuar fitore të thellë 5-2 ndaj Veronës në kuadër të javës së 25 të kampionatit në “Stadio Olimpico”.

Skuadra ku aktivizohet dhe shqiptari Etrit Berisha, e mbylli pjesën e parë 1-0 në avantazh me golin e Alesandro Matrit.

Ndërsa në pjesën e dytë janë shënuar plot 6 gola.Katër të tillë u realizuan nga vendasit dhe dy për ekipin mik nga Greco dhe Toni.

Mauri, Filipe, Keita dhe penaltia e Kandrevës vulosën fitoren e thellë ndaj Veronës.