Ushqimet që zëvendësojnë barnat

Në vend të barnave, me pak njohuri për përmbajtjen e ushqimit mund t’i zbusni apo edhe t’i eliminoni disa probleme të ndryshme shëndetësore.

Ja disa nga shembujt:

DHEMBJA E MUSKUJVE

Kundër dhembjes së muskujve është mirë të hani vishnje, përafërsisht një gotë vishnje në ditë, apo dy gota lëng. Vishnjet përmbajnë të njëjtat enzime anti-inflamatore që i përmban Brufen-i dhe, për dallim prej tij, nuk kanë efekte anësore.

HARRESA

Efekt të mirë kundër harresës kanë farat e lulediellit. Këto fara të stërmbushura me vitaminë E e mbrojnë trurin nga stresi oksidativ, gjë që e përmirëson kujtesën.

MUSKUJ TË DOBËT

Një mollë e paqëruar në ditë do të ketë efekt pozitiv. Kjo e ndihmon prodhimin e proteinës IGF1 dhe insulinës, që janë të rëndësishme për ndërtimin e muskujve.

MUNGESË E PËRQËNDRIMIT

Vezët përmbajnë kolinë. Kolina është një lëndë ushqyese që e rritë aftësinë e trurit për të përçuar sinjale, gjithashtu ndihmon në mbajtjen e strukturës së membranave qelizore të trurit. Hani një vezë në ditë.

Mungesën e përqëndrimit e shkaktojnë lëkundjet në nivelin e energjisë.

Që të mbani energjinë në nivele të qëndrueshme duhet të hani ushqim që e lëshon energjinë ngadalë si frutat, të cilat, përveq vitaminave të ndryshme, ju japin edhe energji nga sheqeri natyral që e përmbajnë.

PLAKJA E LËKURËS

Një portokall në ditë lehtëson mirëmbajtjen e lëkurës. Portokajt përmbajnë vitaminë C, vitaminë e cila ndihmon në prodhimin e kolagjenit, proteinës që e ruan elasticitetin e lëkurës.

PAGJUMËSIA

Rreth 100 gram mish pule në ditë ju furnizon me sasi të mjaftueshme të aminoacideve që ndihmojnë prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.

MUNGESA E ENERGJISË

Bananet, përveq kaliumit përmbajnë edhe magnez, që është një mineral kyq për prodhimin dhe ruajtjen e energjisë.

Artikujt e ndryshëm ushqimorë përmbajnë sasi të ndryshme te energjisë. Hani artikuj ushqimor të pasur dhe do të keni më shumë energji gjatë ditës.