Mali i Zi nuk e lejon vizitën e zyrtarit rus

Nënkryetari i Qeverisë së Rusisë, Dmitrij Rogozin, nuk do të mund ta vizitojë Malin e Zi pas ftesës që ia ka bërë përfaqësuesi i lidhjes opozitare (serbe) Fronti Demokratik.

Kështu ka kumtuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Integrimeve Evropiane e Malit të Zi, njofton B92, transmeton Koha.net.

Rogozin gjendet në listën e shtetasve rusë që u ndalohet hyrja në Mal të Zi pas sanksioneve të BE-së vendosur Rusisë.

Rogozin ishte ftuar nga përfaqësuesi i FD-së Milan Knezheviq pa u këshilluar me organet kompetente në Podgoricë. Më herët Rogozin disa herë e kishte kërcënuar Malin e Zi për shkak të përcaktimit të tij për anëtarësim në NATO.