Ja cka ndodh nese e lini duhanin

Bukuria e trupit tonë qëndron në aftësinë e tij për t’u rimëkëmbur!

Kalendari i rimëkëmbjes pas ndërprerjes së pirjes së duhanit

Brenda…  
brenda 20 minutave  Presioni juaj i gjakut, të rrahurit e zemrës dhe temperatura e duarve dhe e këmbëve tuaja do të normalizohet.
brenda 8 orëve  Niveli i nikotinës në gjakun tuaj do të bjerë në 6.25%, që do të thotë do të ketë një rënie prej 93.75%.
brenda 12 orëve Oksigjeni në gjakun tuaj do të rritet në nivel normal. Monoksidet e karbonit gjithashtu do të bien në nivel normal.
brenda 24 orëve Ankthi do të arrijë intensitetin kulminant por brenda dy javësh do të kthehet në nivelin të cilin e keni pasur përpara se ta ndërprisni pirjen e duhanit.
brenda 48 orëve Fundet e dëmtuara të fijeve nervore do të fillojnë të rriten sërish dhe shqisa juaj e të nuhaturit dhe e të shijuarit do të kthehen në normale. Zemërimi dhe irritimi do të arrijnë kulmin.
brenda 72 orëve I gjithë trupi juaj do të jetë 100% i lirë nga nikotina dhe 90% e metaboliteve të nikotinës (apo kemikaljeve prej të cilave përbëhet ajo) do të dalin nga trupi juaj përmes urinës. Simptomat e tërheqjes së këtyre kemikaljeve do të arrijnë kulmin, dhe shqetësimi do të jetë njëra nga ato simptoma. Frymëmarrja do të lehtësohet dhe aftësitë funksionale të mushkërive tuaja do të fillojnë të rriten.
brenda 5-8 ditësh Një ish-duhanpirës “mesatar” do të përjetojë mesatarisht 3 herë në ditë nevojën e jashtëzakonshme për të pirë duhan. Ndonëse këto kriza nuk do të zgjasin më shumë se 3 minuta, ato do t’ju duken sikur orë. Mbajeni një orë me vete dhe mateni kohën.
brenda 10 ditësh Brenda 10 ditësh, ish-duhanpirësi “mesatar” do të përjetojë më pak se 2 kriza në ditë të cilat do të zgjasin më pak se 3 minuta.
brenda 10 ditë-2 javëve Shërimi do të avancuar deri në pikën kur varësia nga duhani nuk do të ketë më ndikim dhe frymëmarrja juaj nuk do të ketë erë duhani. Qarkullimi i gjakut në mishrat e dhëmbëve tuaj do të jetë i ngjashëm me atë të atyre që nuk pinë duhan.
brenda 2-4 javëve Zemërimi i shkaktuar si pasojë e ndërprerjes së duhanit, ankthet, vështirësia për t’u koncentruar, padurimi, pagjumësia, shqetësimi dhe depresioni do të kenë përfunduar. Nëse vazhdoni t’i keni këto simptoma, vizitojeni ndonjë mjek.
brenda 21 ditësh Numri i receptorëve acetylkolinë, të cilat janë adaptuar si pasojë e pranisë së nikotinës në ballin frontal, parietal, temporal, talamus si dhe në zonat e trurit të vogël, do të jenë kthyer në nivelet e atyre qe nuk pijnë duhan. 
brenda 2 javësh-3 muajsh Rreziku për të pësuar sulm zemre do të bjerë. Funksioni i mushkërive tuaja do të fillojë të përmirësohet.
brenda 3 javësh-3 muajsh Qarkullimi i gjakut do të jetë përmirësuar në mënyrë substanciale. Ecja do t’ju bëhet më e lehtë. Kollitja kronike, nëse keni pasur, do të zhduket. Nëse jo, vizitoni një mjek dhe bëjeni këtë sa më shpejt nëse shqetësoheni, sepse kollitja kronike mund të jetë shenjë e kancerit të mushkërive.
brenda 8 javësh Rezistenca ndaj insulinës tek duhanpirësit do të normalizohet përkundër shtimit në peshë prej deri 2.7 kilogramësh.
brenda 1 -9 muajsh Mbyllja e sinusëve si pasojë e duhanpirjes, lodhja apo vështirësia në frymëmarrje do të kenë pësuar rënie. Organelet në mushkëritë tuaja do të rriten sërish duke e rritur kështu aftësinë e mushkërive për të mbajtur mushkëritë të pastra dhe për të zvogëluar infeksionet. Energjia e përgjithshme e trupit tuaj do të rritet.
brenda 1 viti Rreziku i tepërt nga sëmundjet koronare të zemrës dhe sulmi i zemrës do të bien në një nivel më të ulët se gjysma e atyre që pijnë duhan.
brenda 5 vjetësh  Rreziku nga gjakderdhja në tru do të bjerë deri në 59% më ulët se sa kur keni pirë duhan. Nëse jeni femër duhanpirëse, rreziku për të zhvilluar diabet do të jetë i njëjtë me atë që nuk pi duhan.
brenda 6-15 vjetësh Rreziku nga sulmi goditja në tru do të bjerë në nivelin e atyre që nuk pinë duhan.
brenda 10 vjetësh Rreziku për t’u diagnostifikuar me kancer të mushkërive do të jetë ndërmjet 30% dhe 50% i personave që pijnë duhan. Rreziku nga vdekja prej kancerit të mushkërive do të jetë përgjysmë më i ulët se ai i një duhanpirësi mesatar. Rreziku i kancerit të gojës, fytit, ezofagut dhe pankreasit do të bjerë. Rreziku për zhvillimin e diabetit, edhe tek meshkujt edhe tek femrat, do të jetë i ngjashëm me ata të cilët nuk kanë pirë kurrë duhan.
brenda 13 vjetësh Një duhanpirës mesatar që arrin të jetojë deri në 75 vjet ka 5.8 dhëmbë më pak se ai që nuk pi duhan. Por, 13 vjet pas ndërprerjes së pirjes së duhanit, rreziku i humbjes së dhëmbëve si pasojë e pirjes së duhanit do të bjerë në nivelin e atyrë që nuk kanë pirë kurrë duhan.
brenda 15 vjetësh Rreziku ndaj sëmundjeve koronare të zemrës do të jetë i njëjtë me atë të një personi i cili nuk ka pirë kurrë duhan. Rreziku nga kanceri i pankreasit do të bjerë në nivelin e atyre që nuk kanë pirë kurrë duhan.
brenda 20 vjetësh Rreziku i vdekjes tek femrat si pasojë e shkaqeve që lidhen me duhanpirjen, përfshirë sëmundjet e mushkërive dhe kancerit, do të bjerë në nivelin e atyre që nuk kanë pirë kurrë duhan e poashtu edhe rreziku ndaj kancerit të pankreasit.