Zbulohet kontrata e De Geas me Real Madridin

De GeaFootball Leaks ka zbuluar edhe kontratën e Davide de Geas me Real Madridin.

Football Leaks nuk ka të ndalur. Ky portal ka publikuar detajet e kontratës së portierit të Manchester Unitedit, David de Gea, me Real Madrid.

De Gea ishte pranë transferimit te Los Blancos në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar, por transferimi dështoi në ditën e fundit.

Në kontratën e publikuar, De Gea ishte paraparë të përfitonte 11 milionë euro në sezon në Madrid, derisa kohëzgjatja e kontratës ishte deri në qershor të vitit 2021.

Më herët, Football Leaks pati publikuar edhe kontratat e Toni Kroosit, Gareth Bales, Radamel Falcaos, Mesut Ozilit dhe Anthony Martial.