“Sikur gjithçka do të funksiononte në mënyrë perfekte në jetën tuaj, ku do të arrinit brenda dhjetë vitesh?”

Një pyetje e tillë hap mundësi të reja për reflektuar mbi gjërat që kanë më së shumti rëndësi për ne, bile edhe mbi atë se cilat janë vlerat më të thella që na udhëheqin gjatë jetës. Kjo qasje u jep menaxherëve një mjet të mirë për t’i udhëzuar ekipet e tyre si të arrijnë rezultate më të mira.

Mendoni për këtë dhe pyeteni veten se çka nuk është në rregull me ju dhe çka duhet të bëni për t’u përmirësuar. Kjo mënyrë e të menduarit na vë në pozitë mbrojtëse dhe i kufizon mundësitë tona për të gjetur shpëtim. Menaxherët duhet ta kenë këtë parasysh, sidomos kur bëjnë vlerësimin e performancës së punëtorëve të tyre.

Pyetja lidhur përsosmërinë e jetës suaj në periudhën dhjetëvjeqare është bërë nga Richard Boyatzis, profesor në Shkollën e Menaxhmentit në Case Western.

Në hulumtimin e tij të fundit mbi qasjen më të mirë për të udhëzuar dhe stërvitur dikë ai ka përdorur imazhe të trurit për të analizuar se si dallon efekti në tru i stërvitjes kur ajo përqëndrohet në ëndrra e jo në dështime. Këto rezultate kanë implikime të mëdha mbi mënyrën më të mirë për të ndihmuar dikë, apo vetë veten tuaj, për t’u përmirësuar.

Boyatzis thotë: “duke folur për qëllimet tuaja pozitive dhe ëndrrat, ju aktivioni disa qendra në tru të cilat hapen për mundësi të reja. Por, nëse e ndryshoni bisedën dhe flisni për të se si duhet të përmirësoheni, këto qendra mbyllen”.

Gjatë punës me kolegët e tij në klinikën e Klivlendit, Boyatzis i ka ballafaquar njerëzit më një intervistë pozitive e cila u jep përparësi ëndrrave dhe një tjetër negative e cila fokusohet në probleme, dhe gjatë kësaj e ka skanuar trurin e tyre. Intervista pozitive kishte nxitur aktivitet në zonat e kujtimeve të mira dhe optimizmit – që është si një vërtetim i lëshuar nga truri për shpresën e cila na kaplon kur përqafojmë një vizion inspirues. Për dallim nga kjo, intervista negative ka aktivizuar në tru qarqet përgjegjëse për ankthin, pra të njëjtat fusha që aktivizohen kur ndihemi të pikëlluar dhe të brengosur. Në këtë fazë, ankthi dhe ndjenja e vetëmbrojtes ia bën më të vështirë individit të fokusohet në mundësitë për përmirësim.

Natyrisht, një menaxher duhet t’u ndihmojë njerëzve që të ballafaqohen me problemet. Siç thotë Boyatzis, “fokusi negativ na duhet për të mbijetuar, ndërsa ai pozitiv për të lulëzuar. Na duhen të dyja, por në proporcionet e duhura”.

Barbara Frederickson, një psikologe në Universitetin e Karolinës Veriore, ka konstatuar se ndjenjat pozitive ndjenjat pozitive e zgjerojnë vëmendjen tonë dhe aftësinë për të përqafuar një gamë të gjerë mundësish të cilat na motivojnë për të punuar drejt një të ardhmeje më të mirë. Ajo ka gjetur se njerëzit të cilët kanë jetë të mirë edhe personale edhe në punë, përgjithësisht kanë një përqindje më të lartë të disponimit pozitiv se sa atij negativ gjatë ditës.

Disponimi i mirë aktivizon qendra të trurit të cilat na kujtojnë se sa mirë ndihemi kur e arrijmë një qëllim, sipas studimit të kryer nga Richard Dickinson në Universitetin e Wisconsin-it. Këto janë qendrat që na motivojnë për të punuar me hapa të vegjël për të arritur një qëllim më të madh, çfarëdo qoftë ai – përfundimi i një projekti madhor ose një ndryshim në sjelljen tonë personale.

Ky qark i trurit – që është me rëndësi jetike për të punuar në arritjen e qëllimeve tona, funksionon i bazuar në dopaminën, një materie kimike e trurit, përgjegjëse për “të ndjerit mirë”, së bashku me endorfinet, të nevojshme për të arritur nivel të lartë të disponimit. Kjo përzierje shkakton shtytjen që na qon përpara dhe i bashkangjet asaj porcione të kënaqësisë. Kjo mund të jetë arsyeja se pse të pasurit një qëndrim pozitiv prodhon performancë më të mirë, siç është konstatuar në studimin e Frederickson-it. Qëndrimi pozitiv na jep energji, na ndihmon të fokusohemi më mirë, të jemi më fleksibilë në mënyrën e të menduarit dhe të kemi lidhje me efektive me njerëzit përreth.

Menaxherët dhe stërvitësit duhet ta kenë parasysh këtë. Boyatzis thotë se po qe se i kuptojmë ëndrrat e dikujt kjo na mundësonn që të hapim një diskutim lidhur me atë se çka është e nevojshme për të përmbushur ato ëndrra e ato shpresa. Dhe kjo mund të çojë në qëllime konkrete të të mësuarit. Shpesh këto qëllime kanë të bëjnë me përmirësimin e kapaciteteve si ndërgjegja, dëgjimi, bashkëpunimi dhe të tjera të ngjashme, të cilat mund të japin performancë më të mirë.

Boyatzis na tregon për një student të MBA-së, një menaxher i cili dëshironte të ndërtonte marrëdhënie më të mira në punë. Ky menaxher ishte inxhinier dhe kur ishte fjala për të kryer një detyrë të caktuar, gjithçka që ai shihte ishte “detyra”, por jo “njerëzit që do të punonin për ta kryer atë”.

Ai duhej të mësonte se si ndiheshin njerëzit e tjerë. Për të praktikuar këtë gjë pa rrezikuar shumë, ai mori përsipër të stërviste ekipin e futbollit të djalit të tij dhe të bënte përpjekje për të vërejtur se si ndiheshin anëtarët e ekipit gjatë kohës sa ai i stërviste. Kjo iu kthye ne shprehi edhe në punë.

Duke filluar me qëllimin pozitiv të cilin donte ta arrinte – marrëdhënie më të mira në punë – në vend se përmirëimin e një defekti personal, ai e arriti këtë qëllim shumë më lehtë.

Përfundimi: mos u fokusoni vetëm në dobësitë tuaja ose të tjerëve, por fokusohuni në ëndrrat dhe shpresat. Truri ynë është ndërtuar tamam për këtë.