Është për t’u dëshpëruar, por thuhet se 8 nga 10 ndërmarrësit që nisin biznese dështojnë brenda 18 muajve të parë të themelimit. Pra, 80% rrëzohen.

Por pse? Çka mund të mësojmë nga ky numër kolosal i dështimit të bizneseve të vogla, mësim të cilin mund ta aplikojmë për të arritur aspiratat tona biznesore?

Është e vërtetë që po ta shohësh në mënyrë sipërfaqësore, arsyeja kryesore pse një biznes dështon, është mungesa e parave.

Por, krisjet fillojnë shumë më përpara se të vijë dita e kolapsit të rëndë financiar.

Ja disa nga arsyet:

Arsyeja 1: nuk kanë mbajtur kontakt të afërt me konsumatorët përmes dialogut të thellë

Të vihesh në pozitën e konsumatorit dhe ta kuptosh këndvështrimin e tij është imperative për suksesisn e një biznesi. Konsumatori mban çelësin e suksesit tuaj dhe ai gjendet në dhimbjen e tij, në sjelljen, ëndrrat, vlerat dhe qëllimet që mundohen t’i arrijnë.

Zgjidhja: Çelësi qëndron tek dialogu. Këtu nuk llogariten komunikimet me Twitter. Nevojitet të keni një dialog të vërtetë me konsumatorin tuaj. Çka preferoni më shumë: të flisni me konsumatorin qysh në filim dhe të kuptoni se e keni gabim, ose të flisni pas një viti kur keni harxhuar dhjetëra mijëra euro dhe prapë ta kuptoni se e keni pasur gabim.

Arsyeja 2: Nuk ka ofertë të mirëfilltë unike në treg

Bëhet shumë zhurmë nga dhe për ata që nuk kanë ndonjë vlerë unike dhe që duan të qëndrojnë në treg. Në shumicën e rasteve, kjo gjë e vret biznesin dalngadalë. Duke mbijetuar me vështirësi, ka ndërmarrës që pak konsumatorë dhe pak të hyra të cilët e zgjasin ekzistencën e tyre në atë mënyrë, dhe gjatë gjithë kësaj periudhe të dhimbshme e pyesin veten nëse kjo është e gjitha që mund të bëhet.

Zgjidhja juaj: Ndërmarrësit që nuk e marrin seriozisht këtë problem kanë telashe. Gjejeni se cila është vlera e vërtetë që biznesi juaj sjell dhe pse ajo është ndryshe nga të tjerat në treg.

Arsyeja 3: Moskomunikimi i ofertës tuaj në mënyrë të qartë, të thuktë dhe bindëse

“Problemi që kemi këtu është mungesa e komunikimit”, thënia e famshme e Njumanit.

Shumë ndërmarrës punojnë shumë për të zbuluar pikën e tyre të diferencimit por e prishin punën duke mos ia komunikuar konsumatorit atë në mënyrë që qartë dhe bindëse. Shumë ndërmarrës dështojnë plotësisht vetëm për shkak të kësaj.

Zgjidhja juaj: Është e thjeshtë. Mësoni se si duhet të komunikoni. Nësë jeni ndërmarrës, duhet të mësoni gjuhën e konsumatorit. Dëgjojini mirë se çka po thonë dhe përgjigjuni duke i treguar se cka ofroni. Fokusohuni në 3 pika:

  • Jini i qartë – a e kanë të qartë konsumatorët se kush jeni dhe cila është oferta juaj për ta?
  • Jini konciz. Mos e zgjatni disktutimin pa nevojë. Thoni atë që keni për të thënë, në mënyrë të shkurtë dhe të qartë.
  • Jini bindës. Përdorini fjalët që i nxisin konsumatoët tuaj për të ndërmarrë diçka.

Arsyeja 4: Dështim i udhëheqësisë

Kjo është diçka që e shihni në media gjatë tërë kohës. Shumë ndërmarrës të rinj e sabotojnë veten e tyre për shkak se nuk janë në gjendje të marrin vendime ose marrin vendime të gabuara si dhe për shkak të aftësive të ulëta të udhëheqjes.

Zgjidhja juaj: Zgjohuni dhe kuptojeni se është kompania që keni krijuar ju. Ju jeni themeluesi, ju jeni udhëheqësi. Nuk ka rëndësi a keni një apo nëmijë punëtorë. Nëse ju mungojnë aftësitë për t’u lidhur me njerëz, mësojini ato. Nëse keni probleme me zemërimin, mësohuni ta menaxhoni atë. Ndërmarrësit e suksesshëm investojnë në zhvillimin personal.

Arsyeja 5: Paaftësia për ta gjetur një model profitabil biznesi me burime të sigurta të të hyrave

Në fund të fundit, fitimi ka rënësi. Nëse dështoni të arrini një produkt që kërkohet nga biznesi dhe i cili sjell para, keni dështuar. Ndërmarrësit mund t’i zgjidhin të katër problemet e mësipërme, por nëse ky i fundit nuk është i zgjidhur, atëherë dështimi është i garantuar.

Zgjidhja juaj: Bizneset e reja duhet të veprojnë me kujdes dhe të mos shpenzojnë shuma të mëdha për të prodhuar produktin e tyre sekret. Duhet të përdorin metodologji si produkte me kosto të ulët, marketing efikas.

Mendoni shpejt dhe veproni shpejt. Nëse do të dështoni gjithsesi, bëjeni këtë më herët, përpara se të keni harxhuar shumë para. Ose gjejeni modelin profitabil për biznesin tuaj.

Përndryshe, do të hyni në 80 përqindëshin e pasuksesshëm.