Diploma nuk është kriter për të gjetur punë në Google

Për vite të tëra ekzistojnë mospajtime lidhur kam pasur mospajtime lidhur me dobinë e diplomës si masë për të matur aftësinë e dikujt për të qenë punëtor i dalluar. Por, pa keqkuptime: të kesh diplomë nuk është gjë e keqe. Por, supozimet e njerëzve mbi edukimin edukimin formal shpesh nuk janë të vërteta. Ata supozojnë se nëse dy persona janë plotësisht të njëjtë sa i përket moshës, jetës dhe përvojës së punës, si dhe demografisë, dhe nëse njëri prej tyre ka diplomë e tjetri jo – atëherë ai i cili e ka diplomën është punëtor më i mirë dhe ka karrierë më të suksesshme.

Google, për shembull, ka kritere të tjera. Pë rekrutuesit e Google notat e marra në fakultet janë komplet të padobishme si kriter gjatë rekrutimit, e poashtu edhe rezultatet e testeve janë të padobishme… “Ne kemi konstatuar se ato nuk mund të parashikojnë asgjë”, thonë ata. Sipas tyre, një numër në rritje i njerëzve që punësohen në Google këto ditë nuk kanë diploma.

Janë pesë kritere të cilat Google i shfrytëzon për vlerësimin e kandidatëve:

  1. Ekspertiza.  Bock ceku se, përveç për të ditur se njerëzit në punët teknike kanë aftësinë për të koduar, ekspertiza është gjëja e fundit që kërkojnë dhe e fundit në listën prej pesë kritereve. Ata kanë zbuluar se katër aftësitë e tjera peshojnë shumë më tepër se ekspertiza kur vjen çështja tek parashikimi i aftësive të cilat Google ka konstatuar se i kërkojnë tek punëtorët e tyre. Bock cek se ekspertët kryesisht dështojnë kur vjen puna të provojnë dhe vërtetojnë aftësitë e tyre – kur njerëzit vetëidentifikohen si “eskpertë” në një fushë, ose si “me shumë përvojë”, ka shumë më tepër gjasa që ata, kur pyeten, të mbrojnë fuqishëm këndvështrimin e tyre se sa të jenë kureshtarë. Në vend se të vihen në kërkim të një zgjidhjeje më të mirë, ata e humbin identitetin e tyre duke treguar autoritet.
  2. Ndjenja e pronësisë dhe e përgjegjësisë.Tek Google kërkojnë njerëz që marrin përgjegjësi për zgjidhjen e problemeve dhe për ta çuar kompaninë përpara – njerëz të cilët e kanë pasion që t’i bëjnë gjërat të funksionojnë. Unë e shoh rëndësinë e kësaj në kompaninë time dhe tek të gjitha kompanitë tona kliente. Në këtë epokë ndryshimesh dhe lëkundjesh në pothuajse secilën industri dhe fushë të njohurive, është një disavantazh i madh të kesh punëtorë të cilët janë zbatues pasivë të detyrave dhe nga ata që vetë marrin urdhëra. Ju keni nevojë për njerëz që janë të motivuar nga brenda për të zbuluar se si t’i bëjnë gjërat më mirë.
  3. Modestia. Njëkohësisht, vihet në dukje se pasioni dhe shtytja për të marrë përsipër përgjegjësi duhet të balancohet me modesti: të qenit i hapur ndaj dikujt tjetër i cili mund të ketë një ide më të mirë se ju, ose që di më shumë se si t’i bëjë gjërat të funksionojnë. “Brenda një personi të vetëm duhet të ketë një ego të madhe dhe një të vogël njëkohësisht”, thonë rekrutuesit në Google. Është vënë re se kur dikush ka të dy këto cilësi – një shtytje të fortë për t’i bërë gjërat më mirë, të kombinuar me një qëndrim të hapur dhe supozimin se të tjerët kanë po aq për të ofruar ose ndoshta edhe më shumë – ai person ka tendencë të jetë jashtëzakonisht efektiv si individ dhe një anëtar mrekullisht i dobishëm në cilindo ekip.
  4. Aftësia për të udhëhequr. Në Google kërkojnë aftësi udhëheqëse në secilin nivel. Dhe jo një vlerësim tradicional i aftësive udhëheqëse si për shembull “a keni qenë kryetar i klubit të shahut? A keni qenë zëvendës-udhëheqës i shitjes? Sa shpejt keni arritur në këtë pozitë?”, etj. Ata kërkojnë persona të cilët mund të udhëzojnë dhe influencojnë të tjerët drejt një rezultati kur paraqitet nevoja – pavarësisht punës së tyre ose titullit ose rolit të tyre në kompani (e gjithashtu të dinë, në përputhje me kriterin e modestisë, se kur duhet të tërhiqen dhe ta lënë dikë tjetër ta marrë këtë rol).
  1. Aftësinë për të mësuar. Aftësia për të absorbuar gjëra të reja, për të mësuar të fluturojnë, për të gjetur modele që përsëriten në copa të ndryshme informacioni dhe për të ndërmarrë hapin tjetër – është kriteri numër një në procesin e rekrutimit të menaxherëve tek Google. Njerëzit mund të kenë sukses në botën e sotme në përputhje me aftësinë që e kanë zhvilluar për të mësuar gjërat shpejt dhe mirë. Dhe kjo nuk është e vërtetë vetëm në kompanitë si Google ose Linkedin, ose Amazon, kompani të cilat krenohen me faktin se nxjerrin në dritë ide të reja ose qasje të reja në baza ditore. Secila kompani ka nevojë për njerëz të cilët janë kureshtarë, të cilët janë të gatshëm për të bërë gabime dhe të bëjnë pyetje palidhje në mënyrë që të zhvillojnë aftësi të reja dhe të gjejnë zgjidhje të reja – në këtë mënyrë organizatat do të lulëzojnë dhe rriten në të ardhmen.

“Aftësia për të mësuar më shpejt se konkurentët tuaj mund të jetë e vetmja përparësi e qëndrueshme konkuruese”.