9 arsye pse duhet të reklamoni

Ju sigurisht dëshironi që kompania juaj të rritet por ekonomia është në krizë dhe paratë nuk gjenden lehtë. Çka keni bërë deri tash duket se ka funksionuar mirë, dhe nuk mund të bindeni se të bëni marketing është mënyrë e mirë për të shpenzuar paratë. Por, ekspertët rekomandojnë që duhet të investoni të paktën 3-5% të të hyrave tuaja në raklamë, bile edhe më shumë, varësisht nga biznesi në të cilin jeni dhe konkurenca me të cilën ballafaqoheni.

Ja 9 arsye pse duhet të bëni reklamë: ,

  1. Ju ekzistoni nëse njerëzit dinë për ju
    Pak reklamë ose aspak do të thotë se ju nuk jeni duke e tërhequr vëmendjen e klientëve potencialë për kompaninë tuaj dhe ofertën tuaj për ta. Fakt: blerësit dinë shumë më tepër për kompanitë të cilat bëjnë marketing agresiv. Ju mund të keni produktin ose shërbimin më të mirë në botë, por nëse askush nuk di për të është njëjtë sikur ai të mos ekzistojë fare!

Thënë shkurt, nëse nuk reklamoni dhe nuk e bëni këtë në baza të rregullta dhe të shpeshta, ju thjesht nuk ekzistoni për klientelën tuaj.

  1. Imazhi juaj ju definon
    Reklama juaj ju vë në pozitën unike në të cilën ju personalisht duhet të dizajnoni identitetin e kompanisë suaj dhe të krijoni perceptimin e klientëve për kompaninë. Brendi i kompanisë varet shumë nga identitetin korporativ tuajin si dhe reklamën. Nëse e keni dizajnuar mirë, ju mund ta shfrytëzoni reklamën tuaj për t’u pozicionuar si kompani lidere në industrinë tuaj, të neutralizoni publicitetin negative dhe t’i ekspozoni dobësitë e konkurentëve tuaj ndërkohë që paralelisht i theksoni pikat tuaja të forta.

 

  1. Klientët potencialë janë të gatshëm t’ju dëgjojnë. Por a po flisni ju me ta?
    Rreth gjysma e konsumatorëve e blejnë një artikull brenda një jave prej momentit kur marrin vendimin për ta blerë atë. Por, koha kur e bëjnë këtë është zakonisht e paplanfikuar. Për shembull, le të supozojmë se keni vendosur të bleni një frigorifer të ri. Ju ndoshta nuk keni dëshirë t’i dëgjoni reklamat por megjithatë e bëni këtë për të parë se çfarë ofertash ka në treg dhe cila ju përshtatet më së shumti. Reklamat do të depërtojnë tek ju dhe do t’ju ndihmojnë të vendosni se çfarë frigoriferi të blini.

 

  1. Nëse nuk jeni i pari, atëherë jeni i fundit
    Hulumtime të ndryshme kanë vërtetuar se konsumatorët besojnë se është më pak e rrezikshme po qe se blejne një produkt nga një firmë e njohur se sa nga një firmë të cilën nuk e njohin. Ta keni parasysh që një numër i madh i konsumatorëve e shtyjnë blerjen dhe harxhojnë shumë kohë duke krahasuar çmimet, cilësinë dhe shërbimin. Për këta konsumatorë, ju dëshitoni që të bëni reklamë vazhdimish në mënyrë që ata t’ju kenë parasysh gjatë procesit të marrjes së vendimit. Qëllimi juaj është të bëheni brendi i parë i cili u vjen ndërmend njerëzve kur duan të blejnë diçka.

 

  1. QËLLIMI nuk vlen asgjë nëse nuk viheni në veprim për ta arritur atë
    Një reklamë e kohëpaskohshme mund t’ju ndihmojë të tërhiqni pak vëmendje por nuk do t’ju ndihmojë shumë në rritjen e shitjes. Konsumatorët potencialë mund ta dinë se kush jeni dhe mund të kenë për qëllim që të shfrytëzojnë produktet ose shërbimet tuaja ndonjë ditë – por kjo nuk do t’ju mbajë juve në treg. Reklamat e rregullta konsistente të dizajnuara dhe të planifikuara mirë, si për shembull “kemi zbritje por sasia e artikujve është e kufizuar”, ose kuponët shpërblyes, promovimet e ndryshme, e të tjera, i shtyjnë njerëit të veprojnë menjëherë.

 

  1. Reklama tërheq njerëzit tek biznesi juaj, gjë që i rrit shitjet
    Sa herë keni shkuar për të blerë një artikull i cili ka qenë në zbritje e keni dalë me plus pesë të tjerë në çantë? Reklamoni në mënyrë që t’i sillni njerëzit në shitoren tuaj, uebfaqen tuaj apo lokacionin ku ofroni shërbime. Sapo të keni sjellë konsumatorin potencial aty ku ju i shisni produktet tuaja, ju mund të shfrytëoni të gjithë aftësitë e juaja të shitjes dhe t’i reklamoni përparësitë e produkteve tuaja për të arritur t’i shisni ato. Është vërtetuar se për në 100 artikuj të cilët konsumatorët i blejnë, 30 prej tyre janë blerje të paplanifikuara.

 

  1. Reklama ju kursen kohë dhe para
    Një numër i konsiderueshëm i shitjeve jumben thjesht për shkak se konsumatori nuk ka pasur njohuri të mjaftueshme për produktin tuaj dhe opcionet e tjera ekzistuese. Ju mund të shfrytëzoni reklamën për të edukuar konsumatorin tuaj për shërbimin që e ofroni dhe përparësitë e tij. Konsumatorët që i kanë këto njohuri ju kursejnë kohën dhe paratë. Ju kursejnë kohën për ta bindur atë dhe kostot e shitjes – nuk keni nevojë për të punësuar agjentë shtesë të shitjes dhe të harxhoni kohë duke i trajnuar ata.
  2. Investoni në suksesin tuaj
    Po qe se reklamoni në mënyrë konsistente, ju fitoni përparësi ndaj konkurentëve tuaj të cilët shpenzojnë pak ose aspak në reklamë. Hulumtime të kryera me kompani të ndryshme kanë vërtetuar se ato kompani të cilat kanë reklamuar më shumë ose kanë mbajtur një nivel stabil të reklamës gjatë një periudhe pesëvjeçare i kanë rritur shitjet e tyre mesatarisht për 100%, ndërsa kompanitë të cilat kanë zvogëluar reklamën janë rritur për më pak se gjysma e kësaj rritjeje.
  3. Mësoni nga profesionistët. Kopjojeni suksesin!
    Thënë thjesht, reklamimi efektiv funksionon. Bizneset e suksesshme zakonisht janë reklamues të rregullt dhe agresiv. Një arsye e zakonshme të cilën pronarët e bizneseve të vogla e thonë për të mos reklamuar është “bizneset e mëdha kanë para për të reklamuar por ne jemi vetëm një kompani e vogël”. Përgjigja ndaj kësaj është – kush është më e vjetër, pula apo veza?”

Sigurisht që disa nga këto biznese filluan me një kapital të madh investive, por shikojeni nga ky këndvështrim – ndoshta ata kanë qenë të vegjël, kanë përfituar nga momentumi, dhe kanë vazhduar të rriten pasi që e kanë kuptuar rëndësinë e reklamës dhe e kanë shfrytëzuar atë. Ata ia kanë kaluar konkurentëve të tyre me reklamë me qëllim që të fitojnë pozitën e tyre, dhe kanë vazhduar të reklamojnë edhe më pas për të ruajtur pozitën e fituar.