1. Pajtohuni me të kaluarën tuaj, sepse përndryshe do t’ua shkatërrojë të tashmen.
  2. Mos u brengosni se çka mendojnë të tjerët për ju. Ai nuk është problem i juaji.
  3. Koha shëron gjithçka. Jepini kohë vetes për këtë. Çdo hidhërim, çdo dhimbje, do të kalojë.
  4. Mos e krahasoni jetën tuaj me atë të të tjerëve. Dhe mos i gjykoni ata për atë që bëjnë, gjithashtu. Ju nuk e dini nëpër çka kanë kaluar ata.
  5. Mos mendoni shumë. Nuk mund t’i dini të gjitha. Përgjigjet e atyre që nuk i dinë do t’ju vijnë kur më së paku e prisni.
  6. Askush nuk është përgjegjës për t’ju bërë të lumtur. Ju jeni i vetmi që duhet ta bënë këtë për veten tuaj.
  7. Buzëqeshni. Ju nuk i keni të gjithë problemet e botës mbi shpinën tuaj.