Shumë njerëz bëjnë lista të gjërave që do t’i bëjnë në fillim të çdo viti. Puna zë vend të madh në këto lista. Nëse doni të jëni më i mirë në punën tuaj më 2016, ja së çfarë duhet të bëni.

Në prag të ndërrimit të viteve, shumë persona bëjnë plane për të ndryshuar sipas mentalitetit “ta lëmë pas të vjetrën, t’fillojmë me të reja”. Zakonisht, në këto plane, puna zë një vend të madh.

Askush nuk ka një jetë të përsosur në punë dhe secili ka nevojë për përmirësim. Shumë njerëz aspirojnë të jenë më të mirë në punë për shkak se kjo rezulton në lumturi më të madhe dhe kënaqësi personale.

Pse njerëzit ndihen në këtë mënyrë në përfundim të vitit?

Kur njerëzit e shohin datën 1 janar në kalendar, kjo për ta psikologjikisht dhe numerikisht paraqet një fillim të ri. Ne e kalojmë shumicën e kohës tonë në punë dhe është e natyrshme që të reflektojmë mbi jetën tonë në punë si dhe karrierën nga një këndvështrim më i gjerë pak para mbarimit të vitit, dhe mundohemi të bëhemi punëtorë më të mirë në vitin që vjen.

Nëse ju tani po ndiheni në këtë mënyrë, më poshtë janë 14 gjëra të cilat mund t’i bëni më mirë në punë në vitin 2016:

  1. Parashikoni nevojat e departamentit tuaj

Merrni përsipër detyra të cilat udhëheqësi i departamentit tuaj nuk ka nevojë t’i mbikëqyrë direkt dhe ia prezantoni atij/asaj produktin e përfunduar. Kur silleni në këtë mënyrë, udhëheqësit tuaj e shohin se ju mund të kryeni detyra në mënyrë proaktive dhe se nuk ka nevojë që secila detyrë të bjerë mbi supet e tij/saj.

  1. Njiheni më mirë shefin/shefen tuaj

Shefi/shefja juaj kontrollon fatin tuaj në punë, prandaj është në interesin tuaj që ta njihni më mirë edhe si person por edhe profesionalisht. Nuk do të thotë që ju duhet të bëheni shokë, por duhet të mësoni se çfarë u intereson. Sa më shumë që komunikoni me shefin/shefen tuaj, aq më mirë për ju.

  1. Pretendoni për të pasur sukses

Qasja juaj pozitive mund të shihet edhe në shprehjen tuaj të fytyrës, qëndrimin tuaj si dhe tonin e zërit dhe shpejtësinë e të folurit. Shfaqni vetëbesim në punë. Ju jeni të kualifikuar për të bërë saktësisht atë që bëni.

  1. Studiojeni industrinë tuaj

Industria juaj ndryshon vazhdimisht dhe ju duhet të jeni në dijeni se çfarë është duke ndodhur. Shumica e industrive kanë revizta ose uebfaqe me të rejat më të fundit të asaj industrie të caktuar. Është e rëndësishme që t’i lexoni ato ashtu që të jeni të informuar mirë dhe të jeni në gjendje të diskutoni lidhur me ngjarjet dhe ndryshimet në industrinë tuaj me kolegët tuaj, mbikëqyrësit dhe menaxhmentit. Informacioni është fuqi.

  1. Përherë ofroni zgjidhje për një problem

Nëse ofroni një ide, do të thotë që keni ofruar vetëm gjysmën e ekuacionit. Shumica e menaxherëve konsiderojnë se një ide pa një plan konkret veprimi do t’u krijojë atyre më shumë punë. Ofroni një plan të qartë zbatimi për idetë tuaja dhe udhëheqëu juaj do ta vlerësojë atë.

  1. Gjeni një mentor

Secilit i duhet dikush që t’i mësojë rrugën; dikë që do ta udhëzojë gjatë karrierës.Gjeni dikë në kompaninë tuaj, dikë të cilin ju e respektoni dhe prej të cilit do të dëshironit të mësoni. Nuk ju duhet t’i kërkoni në mënyrë direkte që të bëhet mentori juaj – vetëm jini i hapur në komunikim me të dhe drekoni bashkë herë pas here. Ju mund të flisni me të edhe për gjëra që nuk kanë të bëjnë me punën – por kur të keni nevojë për këshilla rreth punës, ata do t’ua japin ato.

  1. Përmirësoni aftësitë tuaja të komunikimit

Një nga gabimet më të shpeshta që i bëjnë edhe menaxherët edhe punëtorët sot, është se shumë shpesh, të dy palët, kanë frikë të ulen në tavolinë dhe të flasin për çështjet themelore. Frika e konfontimit është shumë e madhe, por, nëse komunikoni në mënyrë të guximshme, më shpesh dhe më me sinqeritet në vitin 2014, dhe nëse nuk keni frikë të zgjidhni konfliket, do t’i rrisni gjasat për të ulur stresin tuaj në punë dhe për të qenë punëtor më i mirë. Harxhohet shumë kohë me komunikime të keqkuptuara të punëtorëve, të cilat, nëse nuk adresohen me kohë, do të çojnë në konflikt. Dhe, shtytja gjithnjë e më joshëse për t’u mbështetur në teknologjinë dhe përparësitë që ofron ajo, vetëm sa mund ta përkeqësojnë gjendjen.

  1. Punoni më shumë dhe më me zgjuarsi

Disa punëtorë i vendosin vetes limite dhe kufij sa i përket orarit të punës ose sa punë duan të kryejnë në një projekt. Është e rëndësishme që t’i tejkaloni këta kufij dhe të ndiqni rrjedhën e natyrshme. Pra, të punoni më shumë nuk mjafton. Celësi i kësaj është të punoni më me zgjuarsi ashtu që t’i maksimizoni aftësitë tuaja dhe të bëni më të mirën gjatë kohës sa punoni”.

  1. Mos e stërmundoni veten

Nëse veq arrini më tepër se ç’është normale, ose nëse ju kanë quajtur “i dhënë pas punës”, ose nëse ndiheni përgjithësisht i rraskapitur, është koha që t’a ngadalësoni ritmin dhe të mos i caktoni vetes tuaj qëllime të paarritshme në vitin tjetër.

  1. Vullnetarisht përfshihuni në projekte të veçanta

Sa më shumë ndihmë që ofroni në të gjitha njësitë e biznesit, aq më mirë. Nëse i ofroni ekspertizë, kohë dhe përpjekje ekipeve të tjera, do t’ju ndihmojë të njihni edhe aspekte të tjera të biznesit në kompaninë tuaj si dhe do t’ju ndihmojë të lidheni me njerëz.

  1. Kini parasysh pasqyrën e përgjithshme.

Ka shumë punëtorë të cilët fokusohen vetëm në punën e tyre dhe kjo i pengon që ta shohin pasqyrën e përgjithshme. Ju jeni vetëm një copë e enigmës dhe enigma nuk mund të zgjidhet pa i vënë të gjitha copat në vendin e tyre. Merrni vesh se çfarë bëjnë kolegët tuaj dhe çfarë bën mbikëqyrësi juaj. Nëse pasqyrën e përgjithshme e keni më të qartë, do t’ju bëhet edhe juve më e qartë se pse është kërkuar nga ju që të kryenu disa projekte të caktuara.

  1. Mësoni vazhdimisht në mënyrë që të mbeteni në lojë.

Shumë kompani i inkurajojnë punëtorët e tyre që të mësojnë dhe të zgjedhin kurse që u ndihmojnë atyre ta kryejnë punën më mirë. Nëse jeni duke studiuar Master në Administrim Biznesit (MBA), provoni që t’i aplikoni menjëherë në punë njohuritë që i keni marrë, pasi që kjo mund të tërheqë vëmendjen e vendim-marrësve në kompaninë tuaj dhe t’u tregojë atyre se çka mund të bëni për kompaninë.

  1. Bëjini pyetjet e duhura

Pëveq që duhet t’i vëzhgoni kolegët tuaj gjatë punës, mund të mos ketë mënyrë më të mirë për të mësuar se sa të bëni pyetje, e sidomos të bëni pyetjet e duhura. Mos keni frikë të pyesni. Mendoni paraprakisht se çfarë dëshironi të dini përpara se të pyesni, dhe mos bëni tepër shumë pyetje sepse njerëzit do të fillojnë të mendojnë se po ua merrni kohën pa nevojë.

  1. Përmbushini të gjitha detyrat dhe zotimet tuaja

Njëra nga gjërat më të rëndësishme që mund t’i bëni si punëtor, është që t’i përmbushni zotimet tuaja në punë. Bëjeni atë që premtoni se do ta bëni në mënyrë kualitative, brenda afatit dhe buxhetit të caktuar.

Mënyra të tjera më të lehta për të qenë më i mirë në punë në vitin 2016:

Kushtojini më shumë kujdes detajeve; mos u ankoni; bëhuni pjesë e ekipit dhe shkoni përtej limiteve.

Nga këndëvështrimi i punëtorit, sa më shumë ta shfaqni dedikimin, përkushtimin, aftësitë dhe potencialin tuaja përpara punëdhënësit tuaj, aq më shumë do t’ju ndihmojë kjo gjatë kohës së rishikimit të pozitave dhe pagës në fund të vitit. Nëse jeni më i mirë në punë mund të rezultojë një shpërblime financiare si dhe në zgjerimin e përgjegjësive dhe mundësi për ngritje në pozitë. Punëdhënësit mund të shqyrtojnë se ku tjetër në kompani mund të shfrytëzohen aftësitë tuaja, e jo vetëm në pozitën tuaj aktuale. Po të jeni më i mirë në punë vetëm sa do t’ju ndihmojë. Sa më i zoti të jeni, aq më shumë t’ju bini në sy njërëzve dhe aq më shumë mundësi do t’shtrihen përpara jush në plan afatgjatë.