10 arsye pse duhet të mësoni anglishten

Ka shumë arsye pse duhet të mësoni anglisht, por pasi që kjo gjuhë është njëra prej gjuhëve më të vështira për t’u mësuar, është e rëndësishme të fokusoheni se pse saktësisht do duhej të mësoni anglishten. I kemi në vijim 10 arsyet kryesore se pse është e rëndësishme të mësoni gjuhën angleze. Ndoshta, duke e parë këtë listë do të motivoheni për të vazhduar me mësimin e anglishtes edhe atëherë kur ajo ju duket e tepër e rëndë për t’u mësuar.

  1. Anglishtja është gjuha që më së shumti përdoret nga folësit e gjuhëve të huaja. Kudo nëpër botë, kur njerëz që flasin gjuhë të ndryshme takohen bashkë, ata e përdorin anglishten për të komunikuar me njëri tjetrin.
  2. Pse duhet ta mësojmë anglishten kur është aq e vështirë për t’u mësuar? Epo, mësimi i anglishtes ju bën bilinguistë dhe, për më tepër, ju bën më të kërkueshëm në tregun e punës, jo vetëm në Kosovë, por kudo nëpër botë.
  3. Përveq Kinës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende mbeten liderë në inovacionet teknologjike dhe zhvillimin ekonomik. Në secilën nga këto fusha përdoret anglishtja. Do të jeni të hendikepuar bile edhe në përdorimin e kompjuterit po qe se nuk dini anglisht. Mos të flasim për shenjat në aeropor.
  4. Anglishtja flitet në një pjesë të madhe të botës si rezultat i eksponsionit të Britanisë së Madhe gjatë kohës së kolonizimit. Njerëzit në Australi, Zelandë të Re, Kanada, pjesë të Afrikës, Indi, dhe kombe të ishujve të vegjël flasin anglisht. Anglishtja është gjuha e dytë zyrtare në Gjermani, Norvegji, Suedi, Danimarkë dhe Holandë. Njohja e gjuhës angleze ua mundëson njohjen e këtyre vendeve dhe kulturave.
  5. Një arsye tjetër pse anglishtja është aq e rëndësishme, është se ajo është gjuha e shkencës. Nëse doni të shkëlqeni në shkencë, ju duhet të mësoni anglisht.
  6. Anglishtja është e bazuar në alfabet, dhe, po ta krahasojmë me kinezishten J, mund të mësohet shumë lehtë.
  7. Anglishtja është gjithashtu gjuha e industrisë së filmit, dhe nëse dini anglisht, nuk do t’ju duhen më titrat.
  8. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njohja e gjuhës angleze ju hap menjëherë mundësi të ndryshme, pavarësisht përkatësisë kombëtare ose prejardhjes.
  9. Mësoni anglisht dhe pastaj mund t’ua mundësoni fëmijeve tuaj atë. Ose, nëse ata veq flasin anglisht, atëherë ju do të arrini t’i kuptoni se çfarë thonë J!
  10. Ata që flasin anglisht paguhen më shumë se ata që nuk flasin anglisht. Njohja e anglishtes do t’ua hapë mundësitë për punë dhe, rrjedhimisht, do t’ua ngrisë standardin e jetesës.